• сабота, 22 февруари 2025

Trampi kërkoi që të ndalohet prodhimi i centëve

Trampi kërkoi që të ndalohet prodhimi i centëve

Uashington, 10 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë ka kërkuar nga Ministria e Financave që ta ndalojë prodhimin e monedhave centë, duke konsideruar se është shumë e shtrenjtë dhe me qëllim që ta ulë konsumin publik.

"Kohë të gjatë kanë prodhuar monedha centë dhe kjo është e kotë. Kam kërkuar nga ministri i Financave që të ndalojë me prodhimin e centëve të rinj", shkroi Tramp në rrjetin e tij social Truth soshël.

Miliarderi Ilon Mask, i cili e kryeson Komisionin për efikasitet qeveritar (DOGE)m e ka ngritur këtë çështje në janar, duke i theksuar shpenztimet për prodhim të centëve.

Trampi e ka bërë edhe uljen e shpenzimeve qeverotare prioritet për administratën e re, ndërsa këtë çështje ia ka besuar Maskut dhe ekipit të komisionit.

Kanadaja ka ndaluar me prodhimin e centëve në vitin 2012, për shkak të shpenzimeve të larta të prodhimit. mb/

Foto: piskabej ilustrim

Остани поврзан