• среда, 14 јануари 2026

Trampi i porositi protestuesit në Iran: Ndihma po vjen, mbani mend emrat e vrasësve

Trampi i porositi protestuesit në Iran: Ndihma po vjen, mbani mend emrat e vrasësve

Uashington, 13 janar 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp i porositi protestuesit në Iran të vazhdojnë të protestojnë dhe se ndihma po vjen. 

"Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni - merrni kontrollin e institucioneve tuaja. Mos harroni emrat e vrasësve dhe banditëve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. Ndihma po vjen. MIGA (Bëjeni Iranin të Madh përsëri). President Donald Xh.Tramp", postoi ai në rrjetin e tij Truth Social.

Paraprakisht sot dy burime anonime nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së deklaruan se Trampi është i njoftuar me spektrin e gjerë të opsioneve ushtarake dhe sekrete të cilat mund të shfrytëzohen kundër Iranit, duke përfshirë edhe masa jashtë sulmeve ajrore konvencionale. 

Sipas shumë burimeve të njoftuara me situatën, ekipi i sigurisë kombëtare të Trampit sot do të mbajë takim në Shtëpinë e Bardhë që të bisedojë për opsionet e përditësuara për Iranin, por nuk dihet nëse presidenti amerikan personalisht do të marrë pjesë në takim, njoftoi Si-Bi-Es Njuz (CBS News). fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан