• недела, 11 јануари 2026

Trampi e lavdëroi Orbanin dhe i uroi fat në fushatën parazgjedhore

Trampi e lavdëroi Orbanin dhe i uroi fat në fushatën parazgjedhore

Uashington, 9 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp i ka dërguar letër kryeministrit hungarez Viktor Orban duke i uruar më këtë rast "fat" në fushatën e tij për rizgjedhje.

Në letër, Trampi gjithashtu e falënderon Orbanin për ftesën në Hungari dhe tha se ekipi i tij do të mbetet në kontakt në lidhje me agjendën e vizitës, bën të ditur gazeta hungareze "Majar nemzet".

Ai vlerësoi lidershipin e Orbanit, duke theksuar qëndrueshmërinë e tij në mbrojtjen e besimit, familjes dhe sovranitetit.

Zgjedhjet në Hungari priten të mbahen në prill.

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан