Trampi e ka ftuar presidentin kolumbian, Petro në Shtëpinë e Bardhë disa ditë pasi iu kërcënua Kolumbisë me goditje ushtarake
- Presidenti amerikan Donald Tramp në mënyrë drastike e ka zbutur tonin ndaj kolegut të tij kolumbian, Gustavo Petro, duke thënë se të dy kanë pasur bisedë miqësore me telefon dhe se e ka ftuar liderin e këtij vendi jugoamerikan në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan mediumet amerikane.
Uashington, 8 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp në mënyrë drastike e ka zbutur tonin ndaj kolegut të tij kolumbian, Gustavo Petro, duke thënë se të dy kanë pasur bisedë miqësore me telefon dhe se e ka ftuar liderin e këtij vendi jugoamerikan në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan mediumet amerikane.
Ishte nder i madh të bisedoj me presidentin Gustavo Petro nga Kolumbia, i cili mu paraqit për ta sqaruar situatën me drogën dhe mosmarrëveshjet tjera që i kemi", ka shkruar Tramp në profilin e tij në rrjetet sociale mbrëmë vonë.
"E çmoj thirrjen dhe tonin e tij dhe me padurim pres takim në një të ardhme të afërt", tha ai, duke shtuar se takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.
Pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë gjatë fundjavës, Trampi tha se "Kolumbia është po ashtu shumë e sëmurë" dhe e akuzoi Petron për "prodhim të kokainës dhe shitjes në SHBA".
"Ai nuk do ta bëjë këtë edhe shumë gjatë, ju them", ka shkruar Tramp.
Në pyetjen nëse është i mundur intervenimi amerikan, Trampi tha se kjo "po tingëllon mirë për të". bsh/
Foto: MIA arkiv