• недела, 11 јануари 2026

Trampi: E anulova valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës

Trampi: E anulova valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës

 Uashington, 9 janar 2026 (MIA) - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi deklaroi se ka anuluar një valë të dytë sulmesh ndaj Venezuelës pasi Karakasi pranoi të bashkëpunojë.

Sipas tij, ShBA dhe Venezuela po bashkëpunojnë mirë, ndërsa kompanitë e "mëdha të naftës" do të investojnë të paktën 100 miliardë dollarë. 

Trampi e vlerësoi lirimin e një numri të madh të të burgosurve politikë si një shenjë të "kërkesës për paqe". 

 "Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar. ShBA dhe Venezuela po punojnë mirë së bashku, veçanërisht kur bëhet fjalë për rindërtimin e infrastrukturës së tyre të naftës dhe gazit në një mënyrë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne. Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar valën e dytë të sulmeve të parashikuara më parë, e cila duket se nuk është e nevojshme, por të gjitha anijet do të mbeten në vend për arsye sigurie", postoi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social". 

 Ai paraprakisht në një intervistë me "Foks njuz" (Fox News) paralajmëroi opozitarja venezueliane Maria Korina Maçado javën e ardhshme do ta vizitojë Uashingtonin.

 Trampi paraprakisht  ka hedhur poshtë idenë e bashkëpunimit me Maçadon, duke pretenduar se ajo "nuk ka mbështetjen në vend ose respektin në vend". Ai kishte një ditë më parë theksoi se "shumë mirë pajtohet"  me qeverinë e Venezuelës, të udhëhequr nga presidentja e përkohshme në detyrë Delsi Rodrigez.

Ndërkohë, marina amerikane sot sekuestroi një anije cisternë në Detin e Karaibeve pranë Trinidadit. 

Ky ishte aksioni i pestë amerikan në javët e fundit. 

 Tankeri Olina paraprakisht ka lundruar nga Venezuela dhe më pas ishte kthyer në rajon, ku u ndalua nga marina amerikane. Tankeri po valëviste një flamur të rremë në Timorin Lindor.

Pas rrëzimit të presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro, ShBA nuk lejojnë anije dhe tankerë, kundër të cilave janë vendopsur sanksione të hyjnë ose t'i lëshojnë ujërat territorialë të vendeve anëtare të Amerikës së Jugut të Organizatës të Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK).  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан