• недела, 11 јануари 2026

Trampi dëshiron që për 50 për qind ta rrisë buxhetin për mbrojtje në vitin 2027

Trampi dëshiron që për 50 për qind ta rrisë buxhetin për mbrojtje në vitin 2027

Uashington, 8 janar 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi dje se buxheti për mbrojtje i SHBA-së “duhet të jetë 1,5 trilionë dollarë në vitin 2027, ndërsa jo një trilionë dollarë”, që është rritje prej 50 për qind. 

“Pas bisedimeve të gjata dhe të vështira me senatorë, përfaqësues, anëtarë të kabinetit dhe përfaqësues të tjerë politikë, konfirmova se për të mirën e vendit tonë, veçanërisht në këtë kohë me shumë turbullira dhe kohë të rrezikshme, buxheti ynë ushtarak për vitin 2027 duhet të jetë 1,5 trilionë dollarë, ndërsa jo një trilionë dollarë”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social Truth Social.

Për vitin 2025, parlamenti amerikan parashikoi të ardhura ushtarake prej 900 miliardë dollarë, që është buxheti më i lartë në botë. fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан