Tramp: Çdo veprim ndaj Iranit duhet të jetë i shpejtë dhe vendimtar
- Presidenti amerikan Donald Tramp e informoi ekipin e tij për siguri kombëtare se dëshiron që veprimi eventual amerikan ndaj Iranit të jetë një sulm i shpejtë dhe i vendosur ndaj regjimit në Teheran, publikoi "En-bi-si-njuz" (NBC News), duke i'u referuar dy burimeve anonime.
Uashington, 15 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e informoi ekipin e tij për siguri kombëtare se dëshiron që veprimi eventual amerikan ndaj Iranit të jetë një sulm i shpejtë dhe i vendosur ndaj regjimit në Teheran, publikoi "En-bi-si-njuz" (NBC News), duke i'u referuar dy burimeve anonime.
Sipas tyre, Trampi dëshiron veprim të shpejtë në Iran për të shmangur përleshjen afatgjate.
Burimet anonime pohojnë se Trampi është i gatshëm t'i plotësojë premtimet e tij të dhëna ndaj demonstrantëve në Iran, se nëse autoritetet vazhdojnë t'i vrasin, SHBA do ta sulmojë Iranin.
Shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi në intervistën e djeshme për televizionin amerikan "Foks njuz" (Fox news) e paralajmëroi Trampin të mos i përsërisë gabimet e përleshjeve paraprake ushtarake, duke theksuar se Teherani është i gatshëm për diplomaci.
"Mesazhi im është, mos e përsërisni gabimin që e keni bërë në qershor. Do ta fitoni rezultatin e njejtë...E dini, i shkatërruat objektet në qershor, por teknologjia nuk mund të bombardohet, as vendosmëria nuk mund të bombardohet", deklaroi Aragçi duke aluduar në sulmet amerikane ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, si pjesë e luftës 12-të ditëshe mes Iranit dhe Izraelit.
Ai tha se Teherani nuk ka pasur përvojë pozitive në negociatat me SHBA-në, por megjihatë Irani është i gatshëm për negociata dhe diplomaci.
Aragçi, gjithashtu thekson se Teherani nuk ka kurrfarë plane për ekzekutimin e pjesëmarrësve në protestat masive në Iran.
Trampi, në një intervistë për "Si-bi-es-njuz" para dy ditësh, paralajmëroi se do të ndërmarra masa shumë të forta nëse Irani fillon me ekzekutimin e demonstrantëve. Por, ai dje tha se janë ulur vrasjet e kryera nga autoritetet iraniane gjatë mbytjes së protestave dhe se "burime të besueshme" pohojnë se aktualisht nuk janë planifikuar ekzekutime masive.
Organizata "Aktivitete për të drejtat e njeriut në Iran" (Human Rights Activists in Iran), me seli në SHBA, njoftoi se gjatë protestave në Irani kanë humbur jetën 2.571 persona, ndërsa u arrestuan 18.100 njerëz.
Autoritetet iraniane njoftuan procese të shpejta gjyqësore kundër demonstrantëve të arrestuar. Kryeprokurori i Iranit, Mohamed Movahedi Azad, njoftoi se demonstrantët do të akuzohen si armiq të Zotit, për të cilën, në pajtim me ligjet iraniane, është parashikuar dënim me vdekje, e cila ekzekutohet me varje. sa/
foto: EPA