• недела, 11 јануари 2026

Tramp: Venezuela do të transferojë deri 50 milionë fuçi naftë në SHBA

Tramp: Venezuela do të transferojë deri 50 milionë fuçi naftë në SHBA

Uasshington, 7 janar 2026 (MIA) - Venezuela do të transferojë mes 30 dhe 50 milionë fuçi naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donalld Tramp. Deklarata pason pasi që gjatë fundjavës u rrëzua nga pushteti lideri i Venezuelës Nikollas Maduro dhe u dërgua në SHBA nga ana e forcave amerikane.

"Kjo naftë do të shitet me çmim të tregut, ndërkaq mjetet do të jenë nën kontrollin tim, si president i SHBA-së, në mënyrë që të sigurohet se do të shfrytëzohen në dobi të popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shkroi Tramp në platformën e tij sociale "Truth Social".

Ai shtoi se e ka urdhëruar minitrin e Energjetikës, Kris Rajt që menjëherë ta zbatojë planin. "Nafta do të transsportohet me tankerë dhe drejtpërdrejtë do t'u dërgohet porteve për shkarkim në SHBA", deklaroi Tramp.

Një fuçi naftë është e barabartë me 159 litra. ab/

Foto: arkivi

Остани поврзан