Tramp: Të shtënat me armë ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare janë sulm terrorist
- Të shtënat me armë ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare janë një sulm terrorist, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp.
Uashington, 27 nëntor 2025 (MIA) - Të shtënat me armë ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare janë një sulm terrorist, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp.
"Ministria e Sigurisë së Brendshme thotë se sulmuesi ka mbërritur në SHBA nga Afganistani në vitin 2021, tha kreu i shtetit. SHBA-ja duhet të kontrollojë sërish të gjithë të huajt që kanë hyrë në SHBA nga Afganistani gjatë kohës së ish presidentit Xho Bajden", theksoi Trampi.
Presidenti tha se ka urdhëruar vendosjen e 500 ushtarëve të tjerë të Gardës Kombëtare në Uashington.
Dy ushtarët e Gardës Kombëtare të SHBA-së që u qëlluan dje në afërsi të Shtëpisë së Bardhë janë në gjendje kritike, deklaroi drejtori i FBI-së, Kesh Patel, në konferencë për shtyp.
"Ajo që dimë është se të shtënat ishin të synuara. Duke se një person qëlloi drejt këtyre anëtarëve të Gardës Kombëtare. Ai person është arrestuar", deklaroi kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bauzer, në të njëjtën konferencë për shtyp.
Më parë, guvernatori i Virxhinias Perëndimore, nga vijnë viktimat, deklaroi në Tuiter se ata kanë vdekur nga plagët e marra. Më vonë tha se ka "informacione kontradiktore" për gjendjen e tyre shëndetësore. ls/
Foto: EPA