• сабота, 17 јануари 2026

Tramp thotë se e mbështetë "qeverinë e sapoemëruar teknokratike palestineze" të Gazës

Tramp thotë se e mbështetë

Uashington, 16 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald tramp deklaroi se e mbështetë "qeverinë e sapoemëruar teknokratike palestineze" të Gazës.

"Si president i Këshillit për paqe, e mbështes qeverinë e sapoemëruar teknokratike palestineze: Komitetin nacionaë për menaxhim me Gazën, mbështetur nga përfaqësuesi i lartë i Këshillit, të menaxhojë me Gazën gjatë periudhës kalimtare", shkroi Tramp në Truth Social. "Këta liderë palestinezë janë të përkushtuar fuqishëm për një të ardhme PAQËSORE!", shkroi ai.

Ndërkohë, qeveria e re kalimtare e Gazës, e prëbërë nga ekspertë palestinezë, u takua për herë të parë dje në Kajro, kumtoi mediumi proqeveritar egjiptian Al-Kahera njus.

Teknokratët biseduan për hapat e ardhshëm pas fillimit të fazës së dytë të planit paqësor të Trampit për Gazën me ish-përfaqësuesin e KB-së për Lindjen e Afërt, Nikollaj Mlladenov, kumtuan burime të afërta me bisedimet.

Takimi është i pari nga seria e takimeve prëgatitore. Temat që do të diskutohen përfshijnë menaxhimin e ardhshëm me Rripin e Gazës dhe rikonstruimin e enklavës bregdetare.

Teknokratët janë anëtarë të qeverisë të cilët i marrin pozicionet e veta fillimisht në bazë të kualifikimeve dhe përvojës së tyre profesionale, dhe jo të pëarkatësisë partiake, kumtoi DPA.

Çarmatimi i grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës është pjesë e fazës së dytë që e kumtoi SHBA-ja.

Hamasi u dakordua të formojë qeveri nga ekspertë jopolitikë të cilët nuk kanë lidhje me grupin. Megjithatë, Hamasi vazhdon të refuzojë të çarmatoset. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан