• сабота, 21 февруари 2026

Tramp: SHBA-ja po negocion për "qasje të plotë" drejt Grenlandës

Tramp: SHBA-ja po negocion për

Davos, 22 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donalld Tramp sot deklaroi se administrata e tij ka negociuar për marrëveshje që do t'i mundësojë SHBA-së "qasje të plotë" drejt Grenlandës, që, siç tha, është kyçe për sigurinë kombëtare.

"Gjithçka vjen përmes Grenlandës. Nëse djemtë e këqinj fillojnë të qëllojnë, kjo vjen përmes Grenlandës. Kjo është mjaft e paçmuar. Kjo është e pabesueshme. E dini (ish-presidenti amerikan) Ronald Regan e kishte atë ide që moti, por nëa të kohë nuk kishim fare teknologji. Koncepti ishte i shkëlqyeshëm, por nuk kishte teknologji. Tani kemi teknologji të pabesueshme", tha Tramp.

Ai sqaroi se SHBA-ja dhe NATO-ja arritën "kornizë për marrëveshje të ardhshme" për qasje të SHBA-së drejt këtij territori.

"Në bazë të takimit mjaft produktiv që e pata me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, mark Rute, e formuam kornizën për marrëveshje të ardhshme lidhur me Grenlandën dhe, në të vërtetë, i tërë rajoni arktik", shkroi Tramp në rrjetet sociale.

Tramp tha se marrëveshja, nëse finalizohet, "do të jetë e shkëlqyeshme për SHBA-në dhe të gjitha vendet-anëtare të NATO-s", duke shtuar se marrëveshja e ka shtyrë t'i suspendojë doganat e planifikuara.

"Në bazë të kësaj, nuk do t'i vendosi doganat që duhej të hynin në fuqi më 1 shkurt", tha ai.

Shtoi se SHBA-ja e ka pajisjen më të mirë në botë - raketa "patriot" dhe "tomahavk", aeroplanë "F-35"....

"Ajo pajisje u nevojitet edhe vendeve të tjera edhe neve. Por, prodhimi zgjatë shumë, duhet ta përshpejtojmë", tha Tramp. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан