• сабота, 06 декември 2025

Tramp: SHBA-ja përgjithmonë do ta ndalojë imigracionin nga "vendet e botës së tretë"

Tramp: SHBA-ja përgjithmonë do ta ndalojë imigracionin nga

Uashington, 28 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se administrata e tij do të punojë për ta ndaluar përgjithmonë imigracionin nga "vendeve e botës së tretë". 

"Përgjithmonë do ta ndaloj imigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë për të lejuar që sistemi amerikan të shërohet plotësisht", publikoi Trampi në rrjetet sociale. 

Ai paralajmëroi se administrata e tij do të ndaloj ndihmën dhe subvencionet federale për qytetarët të cilët nuk janë shtetas të SHBA-së. 

Trampi, gjithashtu, kërcënon se do të asgjësojë miliona leje për të huajt të dhëna nga administrata e ish presidentit Xho Bajden dhe se do të "asgjësojë nënshtetësinë e migrantëve të cilët dëmtojnë paqen e brendshme dhe do të deportojë çdo të huaj të cilët janë  barrë për shoqërinë, rrezik sigurie ose jokompatibil me civilizimin perëndimor".

Deklaratat e Trampit vijuan pasi një afgan, i cili arriti në SHBA në kuadër të programit për zhvendosjen e afganëve të ekspozuar për rrezik për shkak të bashkëpunimit me amerikanët, qëlloi dhe vrau dy anëtarë të Gardës Kombëtare, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Gruaja e lënduar vdiq, ndërsa burri është në gjendje të rëndë shëndetësore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан