• сабота, 06 декември 2025

Orban: BE-ja po mbytet në korrupsion

Orban: BE-ja po mbytet në korrupsion

Budapest, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Bashkimi Evropian "po mbytet në korrupsion", duke e komentuar hetimin për gjoja keqpërdorime në projektin e financuar ngs BE-ja për trajnimin e diplomatëve të rinj.

"BE-ja po mbytet në korrupsion. Komisarët po përballen me akuza serioze, Komisioni dhe Parlamenti janë përfshirë me skandale, ndërsa Brukseli edhe më tutje mban leksione morali", shënoi Orban në rrjetin social Iks.

Reagimi i tij vijon pasi policia federale belge të martën, me kërkesë të Prokurorisë Publike Evropiane (PPE), i arrestoi ish shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, një anëtare të lartë të kolexhit të Evropës në Brizh, dhe një zyrtar të lartë të Komisionit Evropian.

PPE kumtoi se hetimi ka të bëjë me faktin nëse kriteret konfidenciale për përzgjedhjen e pjesëmarrësve në Akademinë Diplomatike të BE-së - një program nëntëmujor për diplomatët e rinj që i është dhënë Kolegjit në periudhën 2021-2022 - janë ndarë në mënyrë të paligjshme para shpalljes së tenderit.

Orban shënoi edhe se "korrupsioni në Ukrainë duhet të vihet në dukje publikisht nga BE-ja, por sërish përsëritet historia e njejtë - Brukseli dhe Kievi po mbrojnë njëri-tjetrin në vend që të përballen me të vërtetën".

🇪🇺 The EU is drowning in corruption. Commissioners face serious charges, the Commission and the Parliament are engulfed in scandal, yet Brussels still claims the moral high ground. Corruption in Ukraine should be called out by the EU, but once again it's the same old story:… pic.twitter.com/m9PwkrqzwX

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) December 5, 2025

Muajin e kaluar institucionet antikorruptuese ukrainase zbuluan një skemë masive të korrupsionit në sektorin energjetik, me keqpërdorimin e të paktën 100 milionë dollarëve, veçanërisht të lidhura me kompaninë shtetërore Energoatom, që çoi në një seri dorëheqjesh, mes të cilave edhe të ministrit për energji dhe shefit të kabinetit të presidentit Volodimir Zelenski.

Zbulimi i korrupsionit është i rëndësishëm për progresin e Ukrainës ndaj anëtarësimit në BE, e cila në qershor të vitit 2024 zyrtarisht i hapi negociatat inkuadruese me Kievin. sa/

foto: printskrin

Остани поврзан