Tramp: SHBA-ja do të merr pjesë në takimin për Ukrainën nëse ka shanse për përparim
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se SHBA-ja do të dërgojnë një përfaqësues për të marrë pjesë në bisedimet në Evropë për Ukrainën gjatë fundjavës, nëse ka shanse të mira për përparim në një marrëveshje për armëpushim.
Uashington, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se SHBA-ja do të dërgojnë një përfaqësues për të marrë pjesë në bisedimet në Evropë për Ukrainën gjatë fundjavës, nëse ka shanse të mira për përparim në një marrëveshje për armëpushim.
"Do të shohim nëse do të jemi atje", deklaroi Trampi para gazetarëve në dhomën Ovale.
"Do të marrim pjesë në takimin e së shtunës në Evropë nëse mendojmë se ka një shans të mirë. Dhe nuk duam të humbasim shumë kohë nëse mendojmë se shanset janë të vogla", theksoi Trampi. rq/
Foto: EPA