Tramp: Republikanët janë afër marrëveshjes për ndërprerje të mbylljes së pjesërishme të qeverisë
- Liderët republikanë në Kongresin e SHBA-së janë afër marrëveshjes për ndërprerje të mbylljes së pjesërishme të qeverisë, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Tramp.
Uashington, 3 shkurt 2026 (MIA) - Liderët republikanë në Kongresin e SHBA-së janë afër marrëveshjes për ndërprerje të mbylljes së pjesërishme të qeverisë, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Tramp.
Tramp u tha gazetarëve se ka biseduar me kryetrain e Dhomës përfaëqsuese, Majkëll Xhonson dhe liderin e shumicës në Senat, Xhon Tun, duke u thënë se "janë mjaftë afër zgjidhjes".
Mbyllja e pjesërishme e qeverisë ka hyrë në fuqi në 00:01 sipas kohës lindore, por pritet të jetë afatshkurtë, pasi deputetët nga dy partitë po punojnë në arritjen e paqes.
Financimi i Ministrisë së Sigurisë së Brendshme është në qendër të kontestit, pasi demokratët kërkojnë reforma në mënyrën, në të cilën agjencitë për migrim, siç janë Shërbimi për migrim dhe dogana (ICE), i zbatojnë aktivitetet e tyre, njoftoi Si-Bi-Es Njuz.
Udhëheqësi demokrat i Dhomës së përfaqësuesve, Hakim Xhefris, tha se demokratët nuk do t'i sigurojnë votat për miratimin e shpejtë, që do të thotë se republikanët do të duhet në masë të madhe vetë të sigurojnë mbështetje.
Përveç Ministrisë së Sigurisë së Brendshme, financim nuk ka edhe për disa ministri tjera, duke përfshirë ministritë e Mbrojtjes, Shtetit, Punës, Shëndetësisë, Arsimit, Transportit, Banimit dhe Zhvillimit Urban dhe Financave. bsh/
Foto: EPA