• сабота, 21 февруари 2026

Tramp përsëri iu kërcënua Iranit

Tramp përsëri iu kërcënua Iranit

Uashington, 28 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp i ka bërë thirrje Iranit të "ulet në tryezë negocuese dhe të arrijë marrëveshje për armën bërthamore ose sulmi i ardhshëm  SHBA-së do të jetë shumë më i ashpër".

"Shpresojmë që Irani shpejtë të ulet në tryezë dhe të negociojë për marrëveshje korrekte dhe të drejtë - pa armë bërthamore - marrëveshje që do të jetë e mirë për të gjitha palët. Koha po skadon, kjo me të vërtetë është me rëndësi thelbësore", ka shkruar Tramp në rretin e tij social "Truth Social".

Presidenti i SHBA-së, i cili është tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Teheranin nga viti 2015 gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, tha se paralajmërimi i tij i fundit deri te Irani është ndjekur me goditje ushtarake.

"Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos lejoni që kjo të përsëritet", ka shkruar Tramp.

Ai po ashtu deklaroi se ndaj Iranit po afrohet "armada amerikane, e cila është e gatshme dhe e aftë shpejtë ta përmbush misionin e saj, me shpejtësi dhe me dhunë, nëse nevojitet". Tramp deklaroi se kjo flotë, e udhëhequr nga bartësi i madh i aeroplanëve "Abraham Linkoln" është më e madhe se ajo që u dërgua në Venezuelë. bsh/

 

Остани поврзан