Tramp: Pata një bisedë të shkëlqyer me presidentin sirian Al-Shara
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se ka patur një bisedë të shkëlqyer me presidentin sirian Ahmed al-Shara.
Uashington, 27 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se ka patur një bisedë të shkëlqyer me presidentin sirian Ahmed al-Shara.
Uashingtoni javët e fundit është angazhuar në diplomaci për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje politike midis Forcave demokratike siriane (FDS) të udhëhequra nga kurdët, dikur një aleat kyç i SHBA-së dhe forcave qeveritare siriane.
Damasku dhe FDS arritën një marrëveshje një javë më parë për armëpushim katërditor në rajonin e Alepos, pasi forcat kurde lëshuan pjesë të territorit forcave qeveritare.
Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, njoftoi të shtunën se ka vazhduar armëpushimin në të gjithë sektorët e operacioneve të Ushtrisë arabe siriane për një periudhë prej 15 ditësh.
Foto: EPA