Tramp optimist për marrëveshjen paqësore pas takimit mes delegacionit amerikan dhe atij ukrainas në Floridë
- Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se është optimist pas bisedimeve mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe administratës së tij për mënyrat e përfundimit të luftës në Ukrainë.
Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se është optimist pas bisedimeve mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe administratës së tij për mënyrat e përfundimit të luftës në Ukrainë.
Duke folur në aeroplanin "Er Fors Uan", ai tregoi se Ukraina e cila ka "probleme të vogla" dhe tha se skandali me korrupsionin në vend "nuk është ndihmues", lajmëroi DPA.
Tramp nuk u përgjigj në pyetjen nëse kjo do t'i pengojë negociatat paqësore, por më pas shtoi "mendoj se ka gjasa të mira të arrijmë marrëveshje".
Edhe njëherë, Tramp shfaqi bindje se edhe Rusia edhe Ukraina dëshirojnë përfundim të luftës. Presidenti amerikan konfirmoi se përfaqësuesi i tij special, Stiv Uitkof, këtë javë duhet të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin në Moskë, edhe pse tani për tani nuk ka datë konkrete të takimit.
Paraprakisht dje, Uitkof, sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë amerikane u tkauan në Floridë me delegacionin ukrainas dhe biseduan për plan të mundshëm paqësor, përkujtoi agjencia gjermane.
Në xhirimin që është ndarë në rrjetet sociale, Rubio tha se takimi ishte "mjaft produktiv dhe sesion i dobishëm" në të cilin, sipas tij, ëstë arritur "përparim shtesë". Megjithatë, ai paralajmëroi se "ka akoma punë që duhet bërë".
Rubio tha se çështja është e ndërlikuar, me dhumë pjesë të ndryshueshme dhe se pala ruse ende duhet të përfshihet. Rubio konfirmoi se kjo do të ndodhë në ditët në vijim, kur Uitkof do ta vizitojë Moskën.
Shefi i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, takimin e karaktrizoi si "produktiv dhe të suksesshëm".
"Biseduam për të ardhmen e Ukrainës, për gjithçka që është me rëndësi për Ukrainën dhe popullin ukrainas", tha ai, sipas mediumeve ukrainase.
"SHBA-ja na mbështetë shumë", shtoi Umerov.
As ai as Rubio nuk dhanë hollësi për përmbajtjen e bisedimeve.
Kohë më parë u publikua plani amerikan prej 28 pikave për përfundimin e luftës në Ukrainë, por shumica e kritikuan si "listë ruse e dëshirave". Evropiantë dhe ukrainasit më vonë e përpunuan planin me përfaqësues të SHBA-së, edhe pse disa pika mbeten kontestuese, përkujton DPA. ab/
Foto: ЕPА