Tramp: Mund t’i detyroj vendet që nuk kanë paguar anëtarësimin në OKB ta bëjnë këtë menjëherë
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se mund ta zgjidhë shumë lehtë problemin financiar të Kombeve të Bashkuara duke i detyruar vendet që nuk kanë paguar anëtarësimin në OKB ta bëjnë këtë menjëherë.
Uashington, 2 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se mund ta zgjidhë shumë lehtë problemin financiar të Kombeve të Bashkuara duke i detyruar vendet që nuk kanë paguar anëtarësimin në OKB ta bëjnë këtë menjëherë.
Trampi, në një bisedë telefonike për "Politiko", tha se nuk është në dijeni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po i përmbushnin të gjitha detyrimet e tyre ndaj OKB-së.
Ai theksoi se është bindur se mund t’i zgjidhë shumë lehtë problemet financiare të OKB-së duke i detyruar vendet e tjera të paguajnë anëtarësimin, por vetëm nëse OKB-ja do ta kërkonte këtë. Trampi refuzoi të thotë nëse SHBA-ja do t’i paguajë miliarda dollarët që i detyrohet OKB-së.
"E tëra çfarë duhet të bëj është t'i telefonoj këto vende... ata do të dërgojnë çekë brenda pak minutash", theksoi Tramp.
Zyrtarë të lartë të OKB-së kanë paralajmëruar se organizata botërore mund të detyrohet të pakësojë operacionet ose edhe të mbyllë selinë e saj në Nju Jork nëse mbet pa para të gatshme, transmetoi "NjuJork tajms"
"Mendoj se kjo nuk është e përshtatshme. OKB-ja nuk duhet të largohet nga Nju-Jorku dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse OKB-ja ka një potencial të jashtëzakonshëm", tha Tramp. Ai theksoi se OKB-ja do të zgjidhë konfliktet ushtarake kur ai nuk do të jetë më në gjendje ta bëjë këtë.
Trampi u tërhoq nga një numër institucionesh shumëpalëshe si në mandatin e tij të parë ashtu edhe në atë të dytë, ndërsa në janar nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata, agjenci dhe komisione, përfshirë agjencinë e OKB-së për popullsinë dhe marrëveshjen e OKB-së me të cilën krijohen negociata ndërkombëtare për klimën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s