Tramp me porosi të qartë në Davos: SHBA-ja nuk do të përdorë forcë për ta marrë Grenlandën
- Presidenti amerikan, Donalld Tramp në fjalimin hyrës në Forumin botëror ekonomik në Davos sot deklaroi se "nuk do të përdorë forcën" për ta marrë kontrollin ndaj Grenlandës, që menjëherë shkaktoi kërcim të indekseve në bursat botërore, lajmëroi DPA.
Davos, 21 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donalld Tramp në fjalimin hyrës në Forumin botëror ekonomik në Davos sot deklaroi se "nuk do të përdorë forcën" për ta marrë kontrollin ndaj Grenlandës, që menjëherë shkaktoi kërcim të indekseve në bursat botërore, lajmëroi DPA.
Ai përsëri insistoi se SHBA-së i nevojitet pronësia mbi territorin më të madh arktik për shkak të vendosjes së sistemit për mbrojtje raketore dhe siguri ndërkombëtare.
"Nuk mund ta mbroni me lizing", tha Tramp.
Vetëm SHBA-ja "është në pozitë për ta mbrojtur Grenlandën", u tha ai liderëve në Davos.
Ai tha se "kërkon negociata urgjente që sërish të bisedojnë për përfitimin e sundimit ndaj Grenlandës nga ana e SHBA-së".
Gjatë tubimit të lartë në pushimoren zvicerane apline, Tramp ka planifikuar shumë takime për Grenlandën.
Aleatët evropianë të NATO-s shprehën solidaritet me Danimarkën dhe Grenlandën, por Tramp tha se prej 1 shkurtit do të vendosë dogana ndëshkuese për t'u bërë presion kundërshtarëve të shitjes së ishullit arktik SHBA-së.
Tramp sot deklaroi se qëndrimi i SHBA-së për përfitimin e Grenlandës nga Danimarka nuk ka ndryshuar: "Mund të thoni po dhe ne do të jemi shumë falënderues ose mund të thoni jo dhe ne nuk do të harrojmë". ab/
foto: ЕPА