• недела, 11 јануари 2026

Tramp: Maçado javën e ardhshme do të vijë në Uashington

Tramp: Maçado javën e ardhshme do të vijë në Uashington

Uashington, 9 janar 2026 (MIA) - Kush do ta udhëheq Venezuelën mbetet e paqartë pas intervistës së fundit të presidentit amerikan Donald Tramp për këtë çështje, të dhënë për Foks njuz.

Gjatë fundjavës, Trampi e ka hedhur posht idenë për bashkëpunim me lideren e opozitës venezuelase, Marija Korina Maçado, pasi "ajo nuk ka përkrahje dhe respekt në vendin e saj". Megjithatë, ai për Foks njuz potencoi se Maçado do të jetë në Uashington javën e ardhshme dhe se do të takohet me të.

Trampi tha se do të nevojitet kohë për vendin latinoamerikan, të cilin në këtë moment e udhëheq presidentja e përkohshme, Delsi Rodrigez, që të arrijë në fazën ku mund të mbahen zgjedhje.

"Duhet ta rindërtojmë vendin. Ata nuk mund të mbajnë zgjedhje. Në këtë moment ata edhe nuk dinë si të mbajnë zgjedhje", tha presidenti amerikan.

Venezuela, anëtare e OPEK-ut, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë. Industria e saj është bërë fokus i administratës së Trampit, ndërsa një funksionar i lartë tha se shitja e naftës në SHBA do të fillojë menjëherë me një dërgesë fillestare prej rreth 30 deri 50 milionë fuçi dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.

Tramp tha se do të takohet me udhëheqësit e kompanive të naftës në Shtëpinë e Bardhë të martën. Presidenti amerikan tha se kompanitë e naftës do të luajnë rol kyç në rindërtimin e industrisë së naftës së Venezuelës.

"Ata do të rindërtojnë tërë infrastrukturën e naftës. Do të shpenzojnë të paktën 100 miliardë dollarë, ndërsa nafta që kanë është e jashtëzakonshme, si në cilësi ashtu edhe në sasi", tha ai. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан