Tramp: Kontrolli amerikan ndaj Venezuelës mund të zgjat me vite
- Presidenti amerikan Donald Tramp tha se "vetëm koha do të tregojë" sa gatë SHBA-ja do ta mban kontrollin ndaj Venezuelës.
Uashington, 8 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se "vetëm koha do të tregojë" sa gatë SHBA-ja do ta mban kontrollin ndaj Venezuelës.
Në pyetjen e "Nju-Jork Tajms" nëse kjo do të zgjat tre muaj, gashtë muaj, një vit apo më gjatë, Tramp u përgjigj: "Do të thoja shumë më gjatë".
Trampi shtoi se SHBA-ja do ta "rindërtojë Venezuelën në mënyrë shumë më profitabile", duke theksuar se do të shfrytëzojnë dhe shesin naftën për t'i zvogëluar çmimet dhe të sigurojnë para që Venezuelës "i nevojiten urgjentisht".
Presidenti amerikan, po ashtu tha se SHBA-ja "pajtohen shumë mirë " me qeverinë e presidentes së përkohshme venezuelase, Delsi Rodrigez.
Të martën, Trampi zbuloi plan për rafinimin dhe shitjen e deri 50 milionë fuçi naftë venezuelase, e cila paraprakisht ishte e bllokuar në vend për shkak të sanksioneve amerikane, që, sipas tij, tregon koordinimin me qeverinë e përkohshme të Venezuelës.
"Ata na japin gjithçka që mendojmë se nevojitet", tha Tramp. bsh/
Foto: EPA