• сабота, 21 февруари 2026

Tramp: Irani është i interesuar për zgjidhje diplomatike

Tramp: Irani është i interesuar për zgjidhje diplomatike

Uashington, 27 janar 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në intervistë për portalin Aksios (Axios) deklaroi se Irani është i interesuar për zgjidhje diplomatike të tensioneve pasi që mbajtësi i aeroplanëve "USS Abraham Linkoln" arriti në Lindjen e Afërt.

"Situata me Iranin ka ndryshuar, sepse SHBA-ja dërgoi një flotë të madhe në rajon. Kemi armadë të madhe afër Iranit. Më e madhe se Venezuela. Ata dëshirojnë të arrijnë marrëveshje. E di se është ashtu. Ata u lajmëruan disa herë. Ata dëshirojnë të bisedojnë", theksoi Tramp.

Komanda qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) dje kumtoi se flota e anijeve ushtarake, përfshirë edhe "USS Abraham Linkoln", ka arritur në zonën e saj të përgjegjësisë, e cila e kaplon Lindjen e Afërt dhe e përfshin Iranin. Mbajtësi i aeroplanëve është në Oqeanin indian.

Grupi luftarak i mbajtësve të aeroplanëve për momentin është i sistemuar në Lindjen  e Afërt në mënyrë që të promovohet siguria dhe stabiliteti, ceket në kumtesën nga CENTCOM.

Aksios, duke iu referuar një burimi anonim, theksoi se Tramp nuk ka sjellë vendim përfundimtar për përshkallëzim potencial ushtarak në rajon.

Gjatë protestave në Iran, Trampi i mbështeti demonstruesit dhe i kërcënoi autoritetet se nëse vazhdojnë me represion, SHBA-ja do të intervenojë ushtarakisht. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан