• петок, 20 февруари 2026

Tramp: Hillari Klinton vuan seriozisht nga sindromi Tramp i çrregullimit

Tramp: Hillari Klinton vuan seriozisht nga sindromi Tramp i çrregullimit

Uashington, 17 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp iu kundërpërgjigj akuzave të Hillari Klintonit se administrata e tij po fsheh publikimin e dokumenteve për Xhefri Epstin, duke thënë se ajo vuan nga "sindroma Tramp e çrregullimit".

Ish sekretarja shtetërore e SHBA-së, e akuzoi dje administratën e Trampit për "ngadalësim të qëllimshëm" të publikimit të dosjeve që lidhen me autorin e dënuar për krime seksuale dhe i bëri thirrje ekipit të saj të "publikojë dokumentet", publikoi Skaj Njuz. 

Ish sekretarja shtetërore, gjithashtu, tha se "kushdo që thirret në gjyq duhet të dëshmojë" para Kongresit, duke këmbëngulur që seancat dëgjimore duhet të jenë publike dhe të drejta. Ajo gjithashtu pretendoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Klinton, janë bërë shënjestra politike.

"Nuk kam asgjë për të fshehur, jam liruar nga akuzat dhe nuk kam të bëj fare me Xhefri Epstin," tha Tramp sot kur gazetarët e pyetën për akuzat e Hillari Klintonit. "Ata janë të përfshirë në të dhe ky është problemi i tyre. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ajo vuan rëndë nga Sindroma Tramp e çrregullimit," shtoi ai.

Miistria e Drejtësisë e SHBA-së, deri më tani ka publikuar më shumë se tre milionë faqe të dokumenteve që lidhen me Epstin. Megjithatë, mënyra se si u publikuan dosjet është pritur me kritika të ashpra nga demokratët, si dhe nga disa politikanë republikanë. ls/

Foto: Arkiv 

 

Остани поврзан