Tramp e fitoi Çmimin e sapothemeluar të FIFA-s për paqe në shortin për Kampionatin botëror
- Presidenti amerikan Donald Tramp e fitoi Çmimin e sapothemeluar për paqe nga Federata botërore e futbollit (FIFA) gjatë ceremonisë së tërheqjes së shortit për fazën e grupeve të Kampionatit të 23-të botëror, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm. Çmimi ndahet për herë të parë dhe është i dedikuar për arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet për paqe dhe unitet.
Uashington, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e fitoi Çmimin e sapothemeluar për paqe nga Federata botërore e futbollit (FIFA) gjatë ceremonisë së tërheqjes së shortit për fazën e grupeve të Kampionatit të 23-të botëror, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm. Çmimi ndahet për herë të parë dhe është i dedikuar për arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet për paqe dhe unitet.
Mirënjohja iu dorëzua presidentit të SHBA-së nga kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino, në qendrën kulturore "Kenedi" në Uashington.
SHBA-ja është nikoqir i Kampionatit botëror së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Në short morën pjesë presidentja meksikane, Klaudia Sheinbaum dhe kryeministri kanadez, Mark Karni.

Trampi deklaroi se pas ceremonisë do të takohet me presidenten meksikane dhe kryeministrin kanadez.
Ceremonia është hapur me interpretimin e këngëtarit italian Andrea Boçeli, e pastaj së bashku kënduar amerikanja, Nikol Sherciger dhe britaniku, Robi Uiliams. bsh/
Foto: EPA