Tramp: Bajdeni ka lejuar në SHBA të hyjnë dhjetëra miliona kriminelë të paligjshëm
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e akuzoi paraardhësin e tij Xho Bajden se është i korruptuar dhe se ka lejuar hyrjen e "dhjetëra miliona kriminelëve të huaj të paligjshëm" në vend.
Uashington, 26 janar 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e akuzoi paraardhësin e tij Xho Bajden se është i korruptuar dhe se ka lejuar hyrjen e "dhjetëra miliona kriminelëve të huaj të paligjshëm" në vend.
Trampi në rrjetin e tij "Truth soushëll" (Truth Social), publikoi se Bajdeni ka lejuar në SHBA të hyjnë "qindra mijëra vrasës të dënuar, përdhunues, rrëmbyes, dilerë të drogës dhe terroristë".
"Fitova në zgjedhjet në një kthesë historike, ndërsa republikanët fituan shumicë edhe në Dhomën Përfaqësuese dhe në Senat, në masë të madhe sepse u obliguam ta mbyllnim kufirin, gjë që e bëmë, dhe filluam deportimin më të madh masiv të kriminelëve të huaj të paligjshëm në historinë amerikane", citoi Trampi.
Sipas tij, "deportimi është në vijim", ndërsa në qytetet dhe shtetet federale të udhëhequra nga republikanët, këto operacione, të cilat i zbaton Shërbimi për Migrim dhe Tarifa (ICE), zhvillohen qetë dhe pa ndërprerë, sepse zyrtarëve lokal për zbatimin e ligjit u lejohet të bashkëpunojnë me homologët e tyre federal".
"Për shembull, në pesë shtete republikane Teksas, Xhorxhia, Florida, Tenesi dhe Luiziana, ICE arrestoi 150.245 kiminelë - të huaj të paligjshëm vitin e kaluar - pa kurrfarë protesta, trazira ose kaos. Pse? Sepse policia lokale dhe ICE bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku", theksoi Trampi.
Ai shtoi se qytetet dhe shtetet të udhëhequra nga demokratët refuzojnë të bashkëpunojnë me ICE-n dhe inkurajojnë agjitatorët e majtë t'i pengojnë operacionet për të arrestuar "më të këqinjtë e të këqijve".
"Duke vepruar kështu, demokratët i vënë kriminelët e paligjshëm-të huaj mbi qytetarët të cilët paguajnë taksa dhe i respektojnë ligjet dhe krijojnë rrethana të rrezikshme për të gjithë të involvuarit. Fatkeqësisht, dy qytetarë amerikan i humbën jetët si rezultat i këtij kaosi të shkaktuar nga demokratët". thekson Trampi.
Ai u bëri thirrje guvernatorit të Minesotës, Tim Volc, dhe prefektit të Mineapolisit, Xhejkob Frej, si dhe guvernatorëve tjerë demokratik dhe prefektëve, të bashkëpunojnë me administratën federale, ndërsa Kongresi i SHBA-së menjëherë të miratojë ligj me të cilin do t'i jepet fund politikës së të a.q. "qytete të sigurta" për emigrantët.
Trampi theksoi se Volc dhe Xhejkob "duhet t'ua dorëzojnë autoriteteve federale të gjithë kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm të cilët për momentin janë të ndaluar në burgjet e tyre shtetërore dhe qendrat për paraburgim, së bashku me të gjithë kriminelët e paligjshëm me urdhëresa aktive ose dosje të njohura kriminale, për deportim të menjëhershëm".
Në Mineapolis tashmë disa ditë mbahen protesta, pasi më 7 janar një agjent i ICE-së e vrau Rene Gud. Para tre ditësh, në qytetin e njejtë, nga një pjesëtar i ICE-së, u vra Aleks Priti.
Në ndërkohë, një burim anonim citoi se Byroja Hetuese Federale Amerikane (FBI) ka formuar një Qendër për udhëheqje me rrezikun në Mineapolis. FBI do të angazhojë agjentë të cilët kanë përvojë në hulumtimin në rrjetet sociale, që në mënyrë më efikase të mblidhen të dhënat e inteligjencës për grupet që protestojnë kundër pranisë së zyrtarëve emigrues federal në qytet. sa/
foto: EPA