Trajkov: Qeveria po e përmirëson jetën e të rinjve për t'i mbajtur në vend
- Realiteti tregon se të rinjtë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon po përballen me barriera dhe vështirësi në rrugën e tyre të karrierës dhe në ndërtimin e vizionit të tyre për atë se dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri ku potenciali i tyre do të vijë në shprehje. Këtë e theksoi zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov sot në Kuvend në promovimin e publikimit "Përbaljja me euroskepticizmin rinor në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Maqedoninë".
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Realiteti tregon se të rinjtë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon po përballen me barriera dhe vështirësi në rrugën e tyre të karrierës dhe në ndërtimin e vizionit të tyre për atë se dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri ku potenciali i tyre do të vijë në shprehje. Këtë e theksoi zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov sot në Kuvend në promovimin e publikimit "Përbaljja me euroskepticizmin rinor në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Maqedoninë".
"Të gjithë ne, vendet e rajonit ndajmë ambicie të njejta dhe dëshira të njejta, dhe ato janë sa më shpejtë t'i bashkohemi familjes evropiane, t'i përmirësojmë gjendjet në shtëpi dhe të sjellim jetë më të mirë për të gjithë ne. por, ndajmë edhe qëndrime të njejta. Ndërkaq ato druajtje vijnë përmes zërit të të rinjve. Me të vërtetë është dekurajuese kur do të dëgjihet për euroskepticizmin gjithnjë e më të pranishëm, kur do të vihet drejt informatave të përmbajtura në publikimin për të cilin flasim sot, ndërkaq të cilat tregojnë se të rinjtë frikësohen për të ardhmen e vet këtu, në shtëpi, por njëkohësisht me një dozë shprese se një ditë edhe ne do të bëhemi pjesë e Evropës", porositi Trajkov.
Ajo theksoi se Qeveria punon me të rinjtë dhe për të rinjtë sepse ata janë thelbi i shoqërisë dhe të ardhmes sonë. Potencoi se besimi në ta dhe potencialin e tyre dhe shkathtësitë e tyre është ajo që i çon përpara dhe u jep fuqi q[ me guxim të vazhdojnë përpara me reformat dhe me rrealizimin e planeve të projektuara për të ardhmen. ab/
Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane