Toshkovski: Rezervuari i naftës ka qenë i zbrazët dhe nuk është i ndërlidhur me strukturën pronësore të diskotekës
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi se në afërsi të diskotekës në Koçan ka pasur një depozitë nafte, por se ajo ishte e zbrazët dhe se sipas informacioneve fillestare nuk është i ndërlidhur me strukturën pronësore të diskotekës.

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi se në afërsi të diskotekës në Koçan ka pasur një depozitë nafte, por se ajo ishte e zbrazët dhe se sipas informacioneve fillestare nuk është i ndërlidhur me strukturën pronësore të diskotekës.
"Sipas informacioneve që i kam marrë, është e vërtetë se ka ekzistuar një pikë karburanti dhe një rezervuar në tokë, i cili sipas informacioneve fillestare ka qenë bosh dhe nuk është përfshirë në zjarrin që ka rënë. Struktura pronësore nuk është e ndërlidhur me njëra-tjetrën, e as pronari i pompës së benzinës nuk është i ndërlidhur me strukturën menaxhuese që figuron si organizator i diskotekës", tha Toshkovski në një konferencë për media pasditen e sotme.
Informacionin për deponinë e naftës paraprakisht për MIA-n e kanë komnfirmuar edhe Brigada zjarrfikëse e Koçanit. mb/
Foto: MIA