• четврток, 21 ноември 2024

Toshkovski pret që "Sejf siti" të vihet në përdorim të plotë gjatë vitit të ardhshëm

Toshkovski pret që

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në platformën “100% të përkushtuar për ty” me temën “Fokusi në drejtësi, siguri dhe mbrojtje” sot në Qeveri i pyetur se kur do të vendoset në përdorim sistemi për qytet të sigurt “Sejf siti”, tha se shpreson që gjatë vitit 2025 ky sistem të ketë aplikim të plotë funksional.

Toshkovski tha se autoritetet e mëparshme kanë bërë një furnizim, por nuk kanë bërë plan strategjik se si do të vihet në funksion dhe nuk kanë bërë procedurë ligjore, ku saktësisht duhet të zbatohet, si do të dorëzohen gjobat, nëse gjykata do të jetë në gjendje t'i përgjigjet sfidës për të trajtuar dhjetëra mijëra raste në bazë mujore.

"Pas përfundimit të qeverisë teknike dhe vendosjes së një qeverie normale i jam përkushtuar në mënyrë thelbësore në veçanti këtij projekti, sepse mendoj se ato shifra që i kemi si 146, 126, 138 – këto janë numrat e njerëzve që kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, këto shifra ne duhet t'i zvogëlojmë, qëllimi i futjes së këtij sistemi të kulturës së trafikut është zvogëlimi i këtyre shifrave. Jeta e një njeriu nuk ka çmim. Prandaj, ne duhet ta zbatojmë këtë sistem, por siç nevojitet, duhet ta vendosim të gjithë sistemin në një bazë të shëndoshë. Nëse pyetem unë, do të ishte më mirë nëse do të arrihej kjo në janar 2025, por kjo është e pamundur, me gjithë këto hapa që duhet të ndërmerren dhe do të isha i lumtur nëse gjatë vitit 2025 do ta vëmë në përdorim final", theksoi Toshkovski. 

Ai sqaroi se qytetarët do të kenë një periudhë kohore gjatë së cilës do të paralajmërohen nga kjo zgjidhje softuerike e cila do të duhet të përpunojë gjithë procedurën.

Ai theksoi se kjo do të thotë se do të ketë një periudhë tranzitore, kur qytetarët do të mund të shohin personalisht se sa herë kanë kryer kundërvajtje në aspektin e drejtimit të automjetit dhe të gjitha rregullat e tjera të qarkullimit janë të përshkruara.

Sistemi do të regjistrojë shkeljet e trafikut si kalimi në semafor të kuq, ngasja me shpejtësi më të madhe se limiti ligjor dhe parkimi i paligjshëm me qëllimin përfundimtar rritjen e kulturës së trafikut dhe uljen e aksidenteve në komunikacion në mënyrë drastike. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан