Kushovski: Nafta po arrin, autobusët e NQP Shkup nesër do të qarkullojnë rregullisht
- Drejtori i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik- Shkup, Dragi Kushovski sonte për MIA-n ka konfirmuar se nafta veçmë po arrin në stacionet bazë të ndërmarrjes në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe se gjatë natës rezervuarët e autobusëve do të jenë të mbushura.
Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik- Shkup, Dragi Kushovski sonte për MIA-n ka konfirmuar se nafta veçmë po arrin në stacionet bazë të ndërmarrjes në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe se gjatë natës rezervuarët e autobusëve do të jenë të mbushura.
"Të gjithë autobusët që janë në gjendje qarkullimi, nesër do të qarkullojnë rregullisht", tha Kushovski.
Qeveria pasditen e sotme është përfshirë në zgjidhjen e problemit me mungesën e naftës për autobusët e NQP Shkup. Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme është marrë vendim që Qytetit të Shkupit t'i sigurohet naftë nga rezervat shtetërore.
"Qeveria në seancë të jashtëzakonshme debatoi për mungesën e energjensave për funksionimin e transportit publik në territorin e Qytetit të Shkupit me ç'rast u konstatua gjendja e keqe dhe mungesa e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik dhe me këtë rast Qeveria është përfshirë në zgjidhjen e këtij problemi. Është marrë vendim me të cilin konfirmohet ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji ngrohëse në rajonin e Qytetit të Shkupit për shkak të mungesës së energjisë ngrohëse, mundësisë për shfrytëzimin e derivateve alternative dhe gjendjes në tregun e energjisë ngrohëse", deklaroi pas seancës së jashtëzakonshme, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi.
Me këtë, siç sqaroi ajo i mundësohet Qytetit të Shkupit të huazojë një pjesë të rezervave të naftës të shtetit.
"Sot mes tjerash Byroja për furnizime publike ka marrë vendim me të cilin janë plotësuar kushtet për zbatimin e procedurës së negocimit pa publikimin e shpalljes të shkurtohet periudha për furnizim të derivait të nevojshëm për Qytetin e Shkupit. Me këtë Qeveria e mbyll çështjen me vështirësitë e ndodhura në punën e Ndërmarrjes publike për qarkullim publik", potencoi Latifi Azizi.
Foto: arkivi i MIA-s