• петок, 22 ноември 2024

Këshilli i Qytetit të Shkupit përshëndeti vendimin e Qeverisë dhe kërkoi që të vazhdojnë bisedimet për normalizimin e situatës në qytet

Këshilli i Qytetit të Shkupit përshëndeti vendimin e Qeverisë dhe kërkoi që të vazhdojnë bisedimet për normalizimin e situatës në qytet

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Koordinatorët e grupeve të këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit sonte në seancë të jashtëzakonshme kanë arritur konsensus dhe kanë miratuar konkluzion me të cilin kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për sigurim të naftës nga rezervat shtetërore për nevojat e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP) dhe kërkuan që në koordinim me BNJVL-në të vazhdojnë bisedimet me Qytetin e Shkupit për normalizimin e gjendjes në qytet.

Siç u theksua në seancë, pas ndërhyrjes së sotme të Qeverisë për sigurim të naftës nga rezervat shtetërore për shtatë ditët e ardhshme, nesër në mëngjes transporti publik urban në Shkup do të normalizohet.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska falënderoi Qeverinë duke apeluar deri te këshilltarët që të ndjekin shembullin pozitiv. Për krizën në NQP, Arsovska tha se nuk ka qenë rezultat i menaxhimit joadekuat të Ndërmarrjes, por për faktin se furnizimet e rregullta publike ka qenë objekt i kontrollit administrativ nga Byroja për furnizime publike.

"Ajo që ndodhi dje si ndërprerja e transportit për shkak të mungesës së naftës, më duhet të them se nuk është shkaktuar nga ajo se dikush në mënyrë joadekuate e ka kryer punën e tij, por është shkaktuar se në një furnizim të rregullt publik, apo procedurë për furnizim publik e cila ka përfunduar në kohë për të mos pasur probleme, ka qenë objekt i kontrollit administrativ nga Byroja për furnizime publike dhe e njëjta është anuluar edhe pse bëhet fjalë për furnizim publik që është për energji esenciale", ka thënë Arsovska.

Nëse nuk do të anulohej ky furnizim publik, Arsovska thotë se ky problem nuk do të kishte ekzistuar.

"Nëse nuk do të anulohej ky furnizim publik, ne sot këtë problem nuk do ta kishim. Nga ana tjetër, më duhet të them se sot patëm rastin të shohim atë që flasim gjatë tre viteve të fundit, hapi që bëri qeveria dhe kryeministri që në afat rekord nga Byroja për furnizime publike arritëm të marrim miratimin për një marrëveshje të drejtpërdrejtë në mënyrë që NQP në këto kushte siç është vendosur nga i njëjti institucion, të mund të negociojë dhe të furnizohet me naftë", shtoi Arsovska.

Vendimin e qeverisë e ka përshëndetur edhe këshilltarja e LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Lubica Jançeva e cila tha se pret që në seancë të arrihet konsensus dhe të miratohen konkluzione të përbashkëta mbi gjendjen aktuale në Qytetin e Shkupit.

"Disa nga propozimet që nuk janë të përfshira në kërkesë i publikuam sot në një konferencë për media. Këto janë tre propozime. Ne do të kërkojmë që Këshilli njëzëri të miratojë konkluzion ku kërkojmë që nga rezervat shtetërore për naftë të miratohet subvencion nga Qeveria e RMV-së që do t'i ndahet Qytetit të Shkupit për të tejkaluar gjendjen kaotike në NQP Shkup dhe kjo nuk është hera e parë. Do të kërkojmë të miratojmë një konkluzë konsensuale për ndryshimet në ligjin për financimin e NjPL-ve, njësive që i kanë themeluar. Pra, as kjo nuk është asgjë e re", tha Jançeva.

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Martin Stojanovski theksoi se si grup i këshilltarëve kanë votuar të gjitha programet e deritanishme për Qytetin e Shkupit, përfshirë edhe atë për NQP Shkup.

"Këtë vit kemi ndarë 645 milionë denarë, apo rreth 10 milionë euro subvencione për NQP-në. Edhe në vitet e kaluara janë ndarë një sasi e madhe e subvencioneve që do të thotë se ne si grup këshilltarësh sigurisht kemi votuar për çdo gjë që është pozitive për NQP Shkup, por edhe për ndërmarrjet tjera", tha ai.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан