Taravari: Kemi aktiv grupin punues që përgatit ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
- Lideri i ASH-së, njëherësh edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, sonte në një intervistë dhënë për TV Alsat, ka deklaruar se është aktivizuar grupi punues që po punojnë në ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA)- Lideri i ASH-së, njëherësh edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, sonte në një intervistë dhënë për TV Alsat, ka deklaruar se është aktivizuar grupi punues që po punojnë në ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Grupi punues është duke u takuar dhe proceduar ligjin. Pasi të kaloj të gjitha filtrat do i kalohet edhe partnerëve të koalicionit që të kemi konsensus të gjerë. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe çdo gjë që do është kategori kushtetuese patjetër të implementohet përmes një ligji dhe natyrisht që duhet të kenë një ujdi mes partnerëve të koalicionit”, u shpreh Taravari.
Ai theksoi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, anëtar që i ka instaluar BDI-ja, ata vetëm mund ta përshpejtojmë ligjin dhe të vijë në Parlament dhe të votohet dhe të zbatohet.