• понеделник, 28 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Toshkovski: Për tragjedinë në Koçan janë mbi 50 të dyshuar, hetimi ende zgjat

Toshkovski: Për tragjedinë në Koçan janë mbi 50 të dyshuar, hetimi ende zgjat

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Për tragjedinë në Koçan për momentin janë mbi 50 të dyshuar. Hetimi nuk ka përfunduar, ende zgjat, ndërsa prokurorët treguan se me të vërtetë në Maqedoni gjërat mund të ishin ndryshe, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Toshkovski është i bindur se ndaj të gjithëve për të cilët ka prova është bërë kallëzim nga MPB-ja dhe se kushdo për të cilin do të konstatohen prova se kanë lidhje shkakore me ngjarjen kriminale në fjalë nga pikëpamja e përmbushjes së elementeve të veprës penale konkrete do të ndiqet penalisht në mënyrë adekuate.

Sipas tij, edhe MPB-ja nuk është kursyer nga hetimi i cili përfshin periudhën nga viti 2012 deri më sot.

"Aktualisht jemi në fazën e hetimeve, hetimet janë duke u udhëhequr nga prokurori publik. Dje patëm një informim të detajuar mbi faktet dhe rrethanat që mund të ndaheshin me publikun. Hetimi nuk ka përfunduar. Prokurorinë dhe MPB-në nuk mund t'i kthejmë në "gjykatë" sepse disa keqbërës politikë duan të shfrytëzojnë zemërimin e popullit të Maqedonisë, të cilin ata vetë e kanë provokuar, aq më tepër në drejtim të vjedhjes, manipulimit dhe fitimit të pikëve politike. Nuk do ta lejoj kurrë këtë si ministër. Unë punoj në interes të qytetarëve dhe deri më tani nga puna e prokurorëve publikë shoh përkushtim, shoh se si 11 prokurorë janë të fokusuar në zbardhjen e plotë të këtij rasti, së bashku me ekipet hetimore të MPB-së, diçka që ishte e pamendueshme në të kaluarën", tha Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas shënimit të Ditës së Doganave.

Ai nënvizoi se askush nuk do të tolerohet.

"Jo vetëm në të kaluarën, por edhe tani do të merren masa. Shihni, për herë të parë në Maqedoni ka fakte që, ndryshe nga dikur, flasin vetë se kjo MPB funksionon ndryshe nga dikur. Më thuaj një shembull tjetër kur Ministria e Punëve të Brendshme kapi një gjyqtar suprem "në flagrancë" ose veproi kundër sigurisë aktive të zyrtarëve më të lartë të shtetit apo një ministër aktiv të pushtetit aktual nën drejtimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e mëvonshme të Prokurorisë Publike. Në të kaluarën ka pasur amnezi kur MPB-ja nuk ka ngritur asnjë kallëzim penal ndaj një të dyshuari për aksidente ku humbën jetën 75 persona. Atëherë ka pasur amnisti, tani nuk mund të pajtohem që të ketë sepse MPB-ja në vazhdimësi ka ngritur tre kallëzime penale, nëse jo katër, dhe mbi 50 të dyshuar janë në proces. Ne as nuk mund ta krahasojmë veten me raste të tilla në vende shumë më të zhvilluara për sa i përket sa larg ka shkuar hetimi. I përgëzoj prokurorët që treguan se në Maqedoni vërtetë gjërat mund të ishin bërë ndryshe. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzimin penal që deri në momentin e ndërmarrjes së veprimeve vlerësoi se duhej të ishin ngritur. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi kundër të gjithëve për të cilët ka prova", tha Toshkovski.

Ai vlerësoi se LSDM, BDI dhe E Majta me akuzat të cilat i përhapin tentojnë ta manipulojnë opinionin.

Në lidhje me vitin e kaluar, Toshkovski pajtohet se ka pasur mosveprime edhe në MPB për shkak të së cilës, përmendi, ka përgjegjësi dhe prandaj deri tani, duke përfshirë edhe ditën e djeshme, është ngritur kallëzim penal kundër shtatë nëpunësve policor.

"Ndoshta gjatë periudhës së ardhshme do të ketë edhe zyrtarë tjerë policor të cilët do t'i nënshtrohen hetimit", theksoi ministri. sa/

foto/video: MIA

Остани поврзан