• среда, 25 декември 2024

Toshkovski në promovimin e studentëve të diplomuar të Fakultetit të Sigurisë - Shkup

Toshkovski në promovimin e studentëve të diplomuar të Fakultetit të Sigurisë - Shkup

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të Fakultetit të Sigurisë – Shkup, të cilët i përgëzoi që vendosën që profesioni dhe dituria e tyre jetësore të ndërlidhen me sigurinë.

Siç njoftoi MPB-ja, ai u bëri thirrje studentëve që njohuritë e marra t'i zbatojnë në institucionet që kujdesen për sigurinë e shtetit.

"Institucionet e Maqedonisë dhe Maqedonia kanë nevojë për ju, dhe dua t'ju bëj thirrje secilit prej jush që ka dëshirë të vazhdojë të funksionojë dhe t'ia vë në dispozicion atdheut njohuritë e veta  në institucionet që janë të lidhura dhe kanë nevojë për kuadro me këtë lloj të shkollimit. Në të ardhmen do të ketë shumë shpallje brenda MPB-së dhe institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe ju bëj thirrje që të merrni pjesë në të gjitha këto shpallje në mënyrë që të shfrytëzojmë njohuritë dhe kapacitetet tuaja brenda institucioneve për të krijuar një shtet me institucione funksionale. Të zhvillohemi së bashku, ta zhvillojmë vendin në një vend evropian me vlera evropiane që të gjithë i dëshirojmë”, u tha ministri Toshkovski studentëve.

Më herët ministri  "piu" "kafenë akademike” tradicionale që mbahet çdo vit me studentët dhe profesorët e Fakultetit të Sigurisë. Pastaj, ai iu përgjigj pyetjeve për të cilat u interesuan studentët dhe profesorët, nga fusha e sigurisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sistemi i sigurisë. qa

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

Остани поврзан