• сабота, 16 мај 2026

Toshkovski: MPB do të veprojë në pajtim me kompetencat për rastin me shtetasit e kërkuar të vendit tonë nga FBI-ja

Toshkovski: MPB do të veprojë në pajtim me kompetencat për rastin me shtetasit e kërkuar të vendit tonë nga FBI-ja

Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot deklaroi se MPB-ja do të veprojë në pajtimm me kompetencat e veta nëse ndërmerren hapat e nevojshëm procesues lidhur me informatat e FBI-së se dy shtetas të maqedonisë së Veriut po kërkohen në SHBA për mashtrim dhe vjedhje të identitetit, ndërkaq ndodhen në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin kryesor ekzekutiv të "A1 MaqedonI", Metodija Mirçev, Toshkovski tha se tani për tani nuk mund të ndajë më shumë hollësi për rastin.

"Në këtë moment nuk mund të ndaj më shumë hollësi nga ajo që doli në kuadër të mediumeve. Në çdo rast ne do të veprojmë në pajtim me kompetencat tona nëse ndërmerren hapat e nevojshëm procesues që duhet të ndërmerren nga ana e shtetit që e përmendët dhe nga ana e të gjitha organeve të tjera. Kështu që në pjesën e MPB-së, ato që janë në kompetenca tona, gjithsesi se do të veprojmë ashtu siç duhet të veprojmë", tha Toshkovski. ab/

Foto: МIА

 

Остани поврзан