• четврток, 29 јануари 2026

Toshkovski - Koçiu: Para sezonit veror do të fillojë të funksionojë One Stop Shop ndërmjet dy shteteve

Toshkovski - Koçiu: Para sezonit veror do të fillojë të funksionojë One Stop Shop ndërmjet dy shteteve

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) – Para fillimit të sezonit të verës do ta zbatojmë sistemin One Stop Shop me Republikën e Shqipërisë, ekipe nga të dyja shtetet punojnë në realizimin e tij, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme të përbashkët për media me ministren shqiptare të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend. 

Ministri informoi edhe për avancimin e dakorduar të Qendrës për Bashkëpunim ndërkufitar në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri, me rritjen e kapaciteteve dhe kompetencave, që do të mundësojë koordinim më efikas dhe më të shpejtë mes shërbimeve të të dyja vendeve. 

“Me të gjitha këto përmirësime në Qendrën të cilat do të ndodhin në të ardhmen, vlerësojmë se do ta rrisim shkallën e bashkëpunimit të shkëlqyer të cilin e kemi ndërmjet dy shteteve”, potencoi Toshkovski. 

Пред почетокот на летната сезона ќе го имплементираме One Stop Shop системот со Република Албанија, тимови од двете држави работат на негово реализирање, стакна министерот за внатрешни работи

Ishte biseduar edhe për mundësinë që vendkalimi kufitar Xhepishtë – Trebishtë të kalojë në regjim 24-orësh të punës gjatë gjithë vitit. Toshkovski vlerësoi se kjo do ta përmirësojë komunikimin dhe qasjen në shërbime për qytetarët nga të dyja anët e kufirit. 

Ministrja shqiptare Koçiu vlerësoi se ky takim është vazhdimësi e bashkëpunimit të deritanishëm mes të dyja vendeve dhe theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike të cilat kanë shumë gjëra të përbashkëta se sa gjëra të cilat i ndajnë.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike. Dy vende të cilat na bashkojnë shumë gjëra se sa që na ndajnë. Dy vende kandidate për BE, sepse ky vend do të jetë vend evropian, ku mallrat dhe njerëzit do të lëvizin pa kufij”, theksoi Koçiu. 

Ajo theksoi se lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve dhe transporti i mallrave janë me rëndësi të madhe dhe se masat praktike, si modernizimi i procedurave kufitare, drejtpërdrejt e lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe kontribuojnë për bashkëpunim ekonomik. 

"Unë dhe kolegu im Toshkovski diskutuam se si ta vëmë në funksion modelin  One Stop Shop sa më shpejt të jetë e mundur, që kontrolli të jetë i unifikuar dhe të vazhdojmë të operojmë sistemin One Stop Shop si në pikat e tjera kufitare", tha ministrja shqiptare.

Koçiu informoi se në vitin 2025 përmes vendkalimeve Maqedoni e Veriut – Shqipëri janë realizuar rreth pesë milionë kalime dhe 1,5 milionë automjete, që, sipas saj, e tregon nevojën nga sisteme më efikase dhe pika të përbashkëta kufitare. 

Ajo shtoi se bashkëpunimi turistik mes dy vendeve kanë potencial të madh. 

“Mendoj se Shqipëria, përveç bregdetit dhe detit dhe Liqenit të Ohrit, mbetet ende e pashfrytëzuar nga qytetarët e Maqedonisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Republikën e Maqedonisë, ku kemi shumë vende që mund të vizitohen, por nuk vizitohen nga qytetarët tanë”, theksoi Koçiu.

Ministrja e ftoi Toshkovskin që ta vizitojë Tiranën, me qëllim të vazhdimit të bisedimeve dhe finalizimin e masave të dakorduara. fc/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан