• сабота, 22 февруари 2025

Toshkovski dhe Pamer kanë diskutuar për luftën kundër kontrabandimit të njerëzve, migracionit të paligjshëm, terrorizmit dhe krimit kibernetik

Toshkovski dhe Pamer kanë diskutuar për luftën kundër kontrabandimit të njerëzve, migracionit të paligjshëm, terrorizmit dhe krimit kibernetik

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së djeshme realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pamer. Siç informojnë nga MPB-ja, është diskutuar për reformimin e sistemit për menaxhimin e krizave, lufta kundër kontrabandimit të njerëve dhe migracioni i paligjshëm, kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik.

"Në takim u vërtetua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona miqësore, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërmjet ministrive të punëve të brendshme dhe përkushtimin e përbashkët në realizimin e sigurisë rajonale dhe globale", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Si ndërlidhje e takimit të djeshëm në QMK njëra nga temat kryesore të bisedës ishte reformimi i sistemit për menaxhimin e krizave, ndërsa ambasadori Pamer shpjegoi projektin rrjedhës për bashkëpunimin e shërbimeve zjarrfikëse ndërmjet rajonit të Tirolit, Austri dhe disa komunave në Maqedoni, nga të cilat bartëse kryesore të projektit janë komuna e Kriva Pallankës dhe komuna e Kumanovës.

"Projekti ka për qëllim reformimin e sistemit të plotë për menaxhimin e krizave përmes përcaktimit të kompetencave të QMK-së dhe DMSH-së, si dhe përmirësimin e reagimit të shërbimeve zjarrfikëse në nivelin e mbarë shtetit veçanërisht gjatë përballjes me zjarret pyjore", sqarohet në kumtesën. 

Sipas deklaratës me shkrim të ministrit, janë shqyrtuar hapat e përbashkët në luftën kundër kontrabandimit të njerëzve dhe emigracionit të paligjshëm, kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik si një nga fushat prioritare. 

"Nga projektet tjera zhvillimore, u përmend edhe projekti për zhvillimin  e turizmit malor  në Maqedoni, mbështetësi dhe promovuesi i të cilit është Ambasada e Republikës së Austrisë. U fol për aktivitetet e ndërmarra në kuadër të këtij projekti, qëllimi i të cilit është zhvillimi i miqësisë austriake-maqedonase, por edhe promovimi i maleve dhe turizmit të Maqedonisë. Ndryshimi duhet të fillojë prej nesh dhe se ,,çdo gjë është e mundur me vullnet të mirë’’, theksohet në deklaratën e Toshkovskit. ls/ 

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

 

Остани поврзан