Tornado dëmtoi mbi 100 shtëpi në afërsi të Hjustonit
- Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan kur një tornado goditi një lagje banimi në afërsi të Hjustonit, kumtuan autoritetet e Teksasit. Të lënduar nuk ka.
Hjuston, 25 nëntor 2025 (MIA) - Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan kur një tornado goditi një lagje banimi në afërsi të Hjustonit, kumtuan autoritetet e Teksasit. Të lënduar nuk ka.
Fotot dhe pamjet filmike të dronit të publikuara nga policia tregojnë pllaka të shqyera çatish dhe mbeturina që bllokojnë rrugët lokale. Sipas zyrës së policisë Mark Herman, dëmet më të mëdha u regjistruan në lagjen Memorial Norvst.
Shërbimi i zjarrfikësve të Hjustonit dërgoi një ekip për të pastruar pemët e rrëzuara, kumtoi zëdhënësi Rastin Rolings.
Shërbimi kombëtar i motit ka lëshuar një paralajmërim për tornado për Teksasin juglindor, duke përfshirë dhe Hjustonin, si dhe një paralajmërim për stuhi të fuqishme për disa pjesë të rajonit. rq/
Foto: EPA