Tomshiq: Rritet numri i ankesave për diskriminim, numri më i madh janë rreth marrëdhënies së punës
- Numri më i madh i rasteve të raportuara të diskriminimit janë në fushën e marrëdhënieve të punës. Këtu dorëzohen numri më i madh i parashtresave. Për më tepër, arsimi, aftësia e kufizuar, përkatësia etnike - janë mjaft të përfaqësuara, por numri më i madh janë në fushën e marrëdhënieve të punës, deklaroi për MIA-n kryetari i Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Dushan Tomshiq, gjatë konferencës me titull "Pesë vjet parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi: Arritjet dhe kahet e ardhshme" që realizohet në Klubin e deputetëve në Shkup.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Numri më i madh i rasteve të raportuara të diskriminimit janë në fushën e marrëdhënieve të punës. Këtu dorëzohen numri më i madh i parashtresave. Për më tepër, arsimi, aftësia e kufizuar, përkatësia etnike - janë mjaft të përfaqësuara, por numri më i madh janë në fushën e marrëdhënieve të punës, deklaroi për MIA-n kryetari i Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Dushan Tomshiq, gjatë konferencës me titull "Pesë vjet parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi: Arritjet dhe kahet e ardhshme" që realizohet në Klubin e deputetëve në Shkup.
Tomshiqi në pyetjen e MIA-s u përgjigj se numri i rasteve që raportohen është në rritje.
"Numri i parashtresave, pra numri i raportimeve është në rritje nga viti në vit. Kjo nuk do të thotë se po bëhemi një shoqëri më e keqe, por ndoshta është rritur ndërgjegjësimi dhe vetë ekzistenca e institucionit ofron një mundësi për të raportuar diskriminimin. Më parë kur nuk kishte, nuk kishte as mekanizëm. Tani mendoj se Komisioni është i respektuar mirë në shoqërinë tonë dhe se po përpiqemi shumë intensivisht t'u afrohemi të gjithëve dhe të bëjmë të ditur se ka vend ku mund të denoncohet një rast diskriminimi", ka thënë Tomshiqi.
Ai sqaroi se ata përcaktojnë ose nuk përcaktojnë diskriminimin, ndërsa procedura gjyqësore është një e drejtë individuale e personit që ka pësuar diskriminim - nëse dëshiron të kërkojë mbrojtje të mëtejshme gjyqësore.
Lidhur me Konferencën, ai theksoi se ajo po organizohet me rastin e pesë vjetorit të miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
"Në konferencë do të marrin pjesë mysafirë nga rajoni - Kroacia, Shqipëria, Kosova të cilët do të flasin nga perspektiva e organeve të tyre të barazisë. Pra të shohim se ku jemi ne - ku janë ata. Të flasim për sfidat e ardhshme që na presin në periudhën e ardhshme", tha ai.

Barbara Ligl, udhëheqëse e komponentit 4 të projektit "Mbështetje e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit" tha në fjalën e saj se kemi mbështetje në drejtësi - zbatimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e kapaciteteve të institucioneve, efikasitetin dhe ndikimin e tyre.
"Së bashku me ekipin tim të ekspertëve, punojmë me institucionet publike për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, në veçanti duke adresuar parandalimin e diskriminimit dhe dhunës gjinore, riintegrimin efektiv dhe risocializimin e shkelësve në shoqëri dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ne promovojmë vlerat e procesit pjesëmarrës në aktivitetet tona të projektit dhe bashkëpunimin me shfrytëzuesit përfundimtar duke organizuar punëtori interaktive dhe njohje midis kolegëve në sektorë të ndryshëm", shtoi Ligl para të pranishmëve.
Foto: MIA