Tomovski: Nevojitet furnizim i aeroplanit të ri shtetëror, qoftë edhe i përdorur
- Drejtori i Shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski vlerëson se nevojitet të furnizohet aeroplan i ri shtetëror, qoftë edhe i përdorur, për udhëtime zyrtare të funksionarëve qeveritarë në vendet e huaja, pasi i ekzistues është i vjetër rreth 20 vjet, ka gjashtë ulëse dhe nuk i përmbush nevojat.
Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Drejtori i Shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski vlerëson se nevojitet të furnizohet aeroplan i ri shtetëror, qoftë edhe i përdorur, për udhëtime zyrtare të funksionarëve qeveritarë në vendet e huaja, pasi i ekzistues është i vjetër rreth 20 vjet, ka gjashtë ulëse dhe nuk i përmbush nevojat.
"Nëse pretendojmë dhe dëshirojmë të jemi shtet serioz, duhet të kemi aeroplan adekuat, ndërsa aeroplanin që në këtë moment e kemi, ka vetëm gjashtë ulëse, është jopraktik për delegacione më të mëdha, shpesh prishet dhe për këtë shkak vlerësoj se duhet të mendohet seriozisht për furnizim të aeroplanit të ri, ndoshta edhe të përdorur, por jo më të vjetër se dy-tre vjet dhe lidhur me këtë çështje duhet të ketë një konsenzus të përbashkët opozitë-pushtet", deklaroi drejtori Tomovski mbrëmë në intervistë për "360 shkallë" në MRT1.
Ai pajtohet se aeroplani qeveritar "lirxhet 60" nuk është shumë i vjetër, është blerë në vitin 2005 dhe rregullisht i mirëmbajtur, por, thotë, shumë shpesh po ndodhin defekte.
"Absolutisht pajtohem, zakonisht thonë aeroplanët nuk kanë vjetërsi nëse mirëmbahen rregullisht, por ja shumë shpesh po na ndodhin defekte. Siç thash, tani do të shkojë në servis të rregullt në Vjenë, pasi nga rezervoaret po derdhen derivate, e kjo me të vërtetë është problem serioz. Kishim defekt me disa instrumente matëse, të cilat masin emetimet e gazrave, defekt për të cilin kompania që e servison nuk lejon fluturime, prej këtu kryetari i Kuvendit ishte i detyruar që në Maqedoni të kthehet me fluturime të rregullta dhe probleme tjera që dalin nga kjo mirëmbajtje", thotë Tomovski.
Sipas tij, aeroplani i ri do të kushtonte prej 30 deri 40 milionë euro, ndërsa opsioni për aeroplan të përdorur do të kushtonte rreth 15 milionë euro.
I pyetur për atë se në cilën në mënyrë Qeveria duhet të vazhdojë të blejë automjete për nevojat e presidentes, kryeministrit, ministrave, drejtorëve dhe ish presidentëve, ai vlerëson se po shqyrtohen opsione të ndryshme. Në të vërtetë, në 12-13 vitet e fundit, qeveritë e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së kanë furnizuar automobilë përmes lizingut operativ. Kjo do të thotë se Qeveria në çdo tri vite furnizon automjete të reja, për të cilat kujdeset ofruesi i lizingut. Obligim i shtetit janë vetëm derivatet. Ana negative e tyre është se në fund të periudhës trevjeçare, automjeti bëhet pronë e ofruesit të lizingut, ndërsa për shërbimin shteti paguan çmim që është i afërt me automjetin e ri.
Tomovski thotë se për ndryshimin eventual të modelit nga ana e Qeverisë për blerjen e automjeteve zyrtare të presidentes, kryeministrit, ministrave, drejtorëve dhe ish presidentëve, do të vendoset në gjysmën e parë të vitit 2007, duke marrë parasysh se furnizimi po zhvillohet rregullisht, në cikël prej tre viteve, ndërsa marrëveshja e fundit për furnizim përmes lizingut operativ është nënshkruar pak para ndërrimit të pushtetit, e ai nuk mund ta prish atë marrëveshje. bsh/
Foto: "360 gradë"