• петок, 21 февруари 2025

Tik-Toku do të ndalohet nëse ndonjë paraqitje e incidentit rritet në praktikë, thotë Andonovski

Tik-Toku do të ndalohet nëse ndonjë paraqitje e incidentit rritet në praktikë, thotë Andonovski

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që nxënësit dhe prindërit e tyre ta përdorin udhëzimin që u është dërguar shkollave para dy javësh, i cili duhet t'i mbrojë më të rinjtë nga sfidat e internetit.

Me rastin e Ditës së internetit të sigurt, që tek ne shëhohet prë herë të parë sot në SHF "Dimitar Makedonski" në Lisiçe, ministri tha se udhëzimi ishte ndarë me të gjitha shkollat dhe është dërguar në MASH dhe Shërbimin pedagogjik. Ai ka dy pjesë, e dtya prej të cilave është dedikuar për prindërit, dhe është i kapshëm për secilin që është i interesuar një ueb-faqen dhe profilet e Ministrisë në Fejsbuk. 

Në pyetjen nëse ka informatë kthyese se aplikacionet e rekomanduara nga udhëzimi tashmë po shfrytëzohen, ministri u përjgigj se kjo nuk është obligim i shkollave por, siç tha, "detyrë shtëpie për prindërit".

I pyetur nëse po shqyrtohet ndalesa e platformës TikTok, në të cilën sfidë më e re e rrezikshme për fëmijët është "paracetamoli", dhe pasi që në atë drejtim po mendon kryeministri i Shqipërisë, Andonovski u përgjigj se ndalesës do t'i qasen nëse ndonjë dukuri "e incidentit shndërrohet në praktikë".

Në shkollat në komunën Aerodrom prej pak kohë më parë nuk lejohet përdorimi i celularëve gjatë mësimit, kumtoi u.d. kryetar i komunës, Dejan Miteski, i cili së bashku me ministrin Andonovski mori pjesë në shënimin e parë të Ditës së internetit më të sigurt (Safer Internet Day) që u mbajt në SHF "Dimitar Makedonski" në lagjen Lisiçe.

Nxënësit nga SHF "Dimitar Makedonski" në një ngjarje muzikore-figurative i promovuan përfitimet e Internetit dhe paralajmëruan për rreziqet nga ai. Qëllimi është të ngritet vetëdija e të rinjve, posaçërisht të nxënësve, për rëndësinë e shfrytëzimit të sigurt të internetit, veglave moderne dhe mediumeve sociale. ab/

Foto: МIА / МIА arkivi

 

 

 

 

Остани поврзан