Thirrje për parakualifikim për ndërtimin e autostradës Bukojçan - Kërçovë
- Ndërmarrja Publike "Rrugët Shtetërore" (NPRRSH) shpalli thirrje për parakualifikim për ndërtimin e autostradës E-65, seksioni Bukojçan - Kërçovë, km 2+500 - km 12+727, dhe mirëmbajtjen 5-vjeçare të seksionit të autostradës. Thirrja është e hapur deri më 17 mars të këtij viti dhe është publikuar në platformën ECEPP të BERZH-it nga ku është siguruar kredi për ndërtimin e 10,2 kilometrave të planifikuara të autostradës.

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Ndërmarrja Publike "Rrugët Shtetërore" (NPRRSH) shpalli thirrje për parakualifikim për ndërtimin e autostradës E-65, seksioni Bukojçan - Kërçovë, km 2+500 - km 12+727, dhe mirëmbajtjen 5-vjeçare të seksionit të autostradës. Thirrja është e hapur deri më 17 mars të këtij viti dhe është publikuar në platformën ECEPP të BERZH-it nga ku është siguruar kredi për ndërtimin e 10,2 kilometrave të planifikuara të autostradës.
Sipas paralajmërimeve të mëparshme nga institucionet kompetente, kostot totale të parashikuara për pjesën e autostradës kapin vlerën 132.7 milionë euro, prej të cilave 110 milion euro kredi nga BERZH-i, ndërsa 17,8 milion euro investime nga Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Seksioni i autostradës do të ketë një rrugë të dyfishtë me dy korsi trafiku 3.5 m të gjera, me shpejtësi 100 kilometra në orë. Punimet përfshijnë gjithashtu ndërtimin e kryqëzimeve, urave, kanaleve, tunelit, kanaleve kulluese, ulluqeve dhe mureve , thuhet në thirrje.
Në Programin vjetor për punë nga NPRRSH-ja për Bukojçan-Kërçovë janë paraparë 650 milion denarë. Ky seksion është vazhdimësi e linjës Gostivar – Bukojçan, 30.1 kilometra e gjatë e cila është pjesë e pakos së seksioneve të autostradës që po ndërton konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.
Siç deklaroi më parë për MIA-n drejtori i NPRRSH-së, Koce Trajanovski do të ndërmerren aktivitete për t'u hapur një foront më i madh për punë në "Behtel dhe Enka" që linja dhe ndërtimi të jetë brenda afateve të përcaktuara në kontratë. Në fund të vitit 2024 janë kryer 3,241 prej gjithsej 4.031parcelave për shpronësim dhe 791 kanë qenë në proces.
Në seksionin Gostivar -Bukojçan zhvillohen aktivitete përgjatë gjashtë kilometrave, po aq kilometra në seksionin Prilep - Manastir dhe tre në seksionin Tetovë - Gostivar në tre kilometra. Sipas planit të NPRRSH-së, në fillim të vitit pritet të kryhen ndërtimet në kampin e Kontraktorit dhe për të rritur ndjeshëm aktivitetet në terren.
NPRRSH-ja këtë vit planifikon të punohet tërësisht në linjën Tetovë-Gostivar në gjatësi 17 kilometra, Gostivar-Bukojçan përafërsisht 17 kilometra, ndërsa Prilep-Manastir aktivitetet janë planifikuar përafërsisht 25 kilometra. qa/
Foto: arkivi i MIA-s, printskrin