Tetori ishte më i ftohtë dhe me më shumë reshje të shiut nga zakonisht
- Muaji tetor i këtij viti ishte më i ftohtë dhe me reshje të shiut mbi mesataren, tregon analiza e DPHM-së në bazë vlerave mesatare shumëvjeçare.
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Muaji tetor i këtij viti ishte më i ftohtë dhe me reshje të shiut mbi mesataren, tregon analiza e DPHM-së në bazë vlerave mesatare shumëvjeçare.
Temperatura mestare mujore ka lëvizur prej 6,7 gradë në mavrovë deri 14 në Gjevgjeli. Krahasuar me vlerat mesatare të tetorit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ky tetor ishte më i ftohtë për 1,8 gradë, në nivel të shtetit.
Temperatura më e lartë maksimale, ndërkaq, është matir më 24 tetor në Demir Kapi dhe është 26,7 gradë. Temperatura më e ulët minimale gjatë muajit është matur në Berovë, më 29 tetor dhe ishte minus tre gradë.
Në muajin tetor 2025, shuma mesatare e reshjeve ndryshon prej 55mm në Berovë deri 151mm në Mavrovë.
Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 55mm është regjistruar në Mavrovë.
Krahasuar me vlerën mesatare të tetorit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), shuma e matur mujore e reshjeve ishte 25 për qind mbi mesataren. ab/
Fotо: МIА