• сабота, 21 февруари 2026

Testimi i sistemit "Qyteti i sigurt" në rajonin e Ohrit

Testimi i sistemit

Ohër, 27 janar 2026 (MIA) - Sektori për Punë të Brendshme Ohër sot në kuadër të projektit "Qyteti i sigurt" do të zbatojë aktivitete për testim, kalibrim dhe verifikim të pajisjeve të montuara (kamera) për monitorim qarkullimi në rajonin e Ohrit.

Konkretisht, do të verifikohet sistemi në aksin rrugor Ohër - Kërçovë, mes fshatrave Gorencë dhe Trebenishtë dhe mes Botun dhe Novosellë, në Komunën Debërcë.

Aktivitetet e parashikuara do të realizohen me fillim në ora 12 me ç'rast, në çdo lokacion me kamerë të vendosur do të kryhet procedura e njëanshme dhe do të zgjasë nga 15 deri më 30 minuta.

U bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik në këtë aks, që të tregojnë mirëkuptim për domosdoshmërinë e masave të planifikuara, t'i respektojnë kufizimet e përkohshme dhe orientimet e nëpunësve policorë me qëllim, realizimin e sigurt të aktiviteteve të planifikuara. mb/

Остани поврзан