Tensione politike në Qipro pas videos në Iks rreth "parave të zeza" për fushatën e presidentit Hristodulidis
- Një video e postuar në platformën X, e regjistruar me kamerë të fshehtë ku bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit të Qipros, Nikos Hristoduludis bisedojnë për “para të zeza” për të financuar fushatën zgjedhore presidenciale, ka shkaktuar tensione politike në Qipro, ndërsa qëndrimi zyrtar i Nikozisë është se bëhet fjalë për një “prodhim montazhi” dhe konsiderohet si një “rast aktiviteti hibrid kundër Republikës së Qipros”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nikozi, 9 janar 2026 (MIA) – Një video e postuar në platformën X, e regjistruar me kamerë të fshehtë ku bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit të Qipros, Nikos Hristoduludis bisedojnë për “para të zeza” për të financuar fushatën zgjedhore presidenciale, ka shkaktuar tensione politike në Qipro, ndërsa qëndrimi zyrtar i Nikozisë është se bëhet fjalë për një “prodhim montazhi” dhe konsiderohet si një “rast aktiviteti hibrid kundër Republikës së Qipros”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Origjina e videos e cila zgjat më pak se tetë minuta e gjysmë është e panjohur, ndërsa është postuar në X nga një profil me emrin Emili Tompson e cila prezantohet si një studiuese e pavarur dhe shkruan se e ka marrë videon sipas të cilës presidenti Hristodulidis ka “shkelur limitin e financimit të fushatës prej një milion euro përmes një rrjeti familjar”.
Në video paraqiten ish ministri i Energjetikës, Jorgos Lakotripis, drejtori i kabinetit të presidentit Haralambos Haralambus dhe Jorgos Hrisohos, drejtor i grupacionit "Cyfield", kompanisë më të madhe të ndërtimit në Qipro dhe duket se është filmuar me një kamera të fshehtë gjatë bisedave private.
Sipas mediave qipriote, Hrisohos e ka përshkruar videon si të montuar keq, duke mohuar që deklaratat e tij i referohen presidentit Hristoduludis, ndërsa ish ministri Lakotripis ka paraqitur kallëzim deri te policia dhe ka theksuar se personat me të cilët është takuar dhe ka folur në video janë paraqitur si investitorë holandezë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Qipros, Konstantinos Letibiotis, në një deklaratë me shkrim të lëshuar dje tha se "bazuar në vlerësimin fillestar të shërbimit shtetëror kompetent, videoja është vlerësuar si dashakeqe dhe si produkt i montimit" dhe se videoja "është një përpjekje që përmes pretendimeve të rreme dhe manipuluese, të dëmtojë reputacionin e Qeverisë dhe shtetit".
https://x.com/EmilyTanalyst/status/2009242544262045697
Foto/video: printskrin/Iks