Tensione në Minesota: Garda Kombëtare në gatishmëri pasi një agjent i ICE-së vret një grua
- Guvernatori i shtetit Minesota ka vënë Gardën Kombëtare në gatishmëri për shkak të frikës nga trazirat pasi një agjent i agjencisë federale për emigrim - ICE dje plagosi dhe vrau një grua (37) e cila u përpoq të ikë me automobil gjatë një ndalimi në rrugë.
Mineapolis, 8 janar 2026 (MIA) - Guvernatori i shtetit Minesota ka vënë Gardën Kombëtare në gatishmëri për shkak të frikës nga trazirat pasi një agjent i agjencisë federale për emigrim - ICE dje plagosi dhe vrau një grua (37) e cila u përpoq të ikë me automobil gjatë një ndalimi në rrugë.
Kryetari i Mineapolis u tha njerëzve nga ICE: "Largohuni nga ky qytet, nuk ju duam këtu".
Situata në Mineapolis, qyteti më i madh në shtetin amerikan Minesota, u ashpërsua pasi një agjent i ICE, agjencia federale e cila merret me arrestimin dhe deportinmin e emigrantëve të paligjshëm, gjuajti me armë dhe vrau një grua 37-të vjeçare dje.
Incidenti ka ndodhur gjatë një kontrolli trafiku kur agjentët ndaluan automjetin të drejtuar nga gruaja e vrarë. Në videon që u publikua, disa agjentë shihen duke iu afruar automjetit me shpejtësi të plotë. Në një moment, gruaja pas timonit lëviz fillimisht prapa dhe pastaj përpara në përpjekje për të ikur, por njëri prej agjentëve hap zjarr, duke e vrarë atë nga afër.
ICE JUST SH*T AND K*ILLED A WOMAN IN MINNEAPOLIS.
— K (@kntry_texas) January 7, 2026
PLS SHARE. THE ALGORITHM IS SUPPRESSING THE VIDEO. pic.twitter.com/hpZF04kFgE
Kryetari i Mineapolis, Xhejkob Fraj, reagoi ashpër në këtë ngjarje dhe u tha agjentëve të ICE në një konferencë për shtyp: "Largohuni nga qyteti, nuk ju duam këtu".
Kryetari Xhejkob Fraj i hodhi poshtë pretendimet e agjentëve të ICE se të shtënat ishin akt i vetëmbrojtjes dhe njoftoi se do të insistojë në hetim të plotë për incidentin, publikoi Si-En-En.
"E pashë videon dhe tregon kaos në rrugë, i cili fjalë për fjalë përfundoi me vrasje. Ata tashmë po përpiqen ta portretizojnë këtë ngjarje si një akt vetëmbrojt. Ishte një përdorim i papërgjegjshëm i forcës nga një agjent që rezultoi në vdekjen e dikujt", tha Fraj.
Guvernatori i Minesotës, Tim Valc, urdhëroi që Garda Komnbëtare të vihet në gjendje gatishmërie për shkak të kërcënimit nga trazirat. Guvernatori Valc tha se me javë paralajmëron se veprimet e administratës së Trampit dhe Agjencisë Federale ICE në Minesota paraqesin kërcënim për opinionin, gjë që në fund u realizua.
Rreth 2.000 anëtarë të kësaj agjencie filluan një operacion të madh në këtë shtet federal amerikan për identifikim, arrestim dhe deportim të emigrantëve të paligjshëm.
Mineapolis ishte gjithashtu qyteti ku shpërthyen trazira të mëdha pasi një polic, gjatë ndërhyrjes, e vrau afrikano-amerikanin Xhorxh Flojd duke i rënë me gjunj në qafë, ndërsa Flojd lutej të mos e bënte këtë. Në fund burri fatkeq vdiq dhe shpërthyen trazira të mëdha. sa/
foto: EPA