Temperaturat e larta të ajrit shkaktuan zjarre në male në shtetin federal australian të Viktorisë
- Vala e të nxehtit që e goditi pjesën juglindore të Australisë shkaktoi zjarre në male për ç'shkak qindra njerëz janë evakuuar.
Kanberrë, 27 janar 2026 (MIA) - Vala e të nxehtit që e goditi pjesën juglindore të Australisë shkaktoi zjarre në male për ç'shkak qindra njerëz janë evakuuar.
Temperatura në kryeqytetin e shtetit federal Viktoria, Melburn u ngrit në 45 gradë Celsius. Në pjesën veriperëndimroe të Viktorisë është matur temperaturë rekorde prej 48,9 gradë Celsius.
Në shtetin Viktoria për momentin aktivë janë gjashtë zjarre të mëdha malore, tre prej të cilave janë jashtë kontrollit. Zjarri më së shpejti po përhapet në rajonin Otvajs, ku u dogjën rreth 10.000 hektarë sipërfaqe dhe u shkatërruan së paku tre objekte. Shuarja e zjarrit është vështirësuar për shkak të erës së fuqishme.
Për shkak të valës së të nxehtit, organizuesi i turneut në tenis, "Australian open" kumtoi se garat do të mbahen në terrene të jashtme me çati të mbyllura. ab/
foto: МIА arkivi