• петок, 21 февруари 2025

Tek ne deri më tani nuk është aplikuar përfaqësim i drejtë dhe adekuat, por vetëm përfaqësim proporcional, konsideron Siljanovska-Davkova

Tek ne deri më tani nuk është aplikuar përfaqësim i drejtë dhe adekuat, por vetëm përfaqësim proporcional, konsideron Siljanovska-Davkova

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Ajo që po hapim si çështje, nuk është përgjegjësi e shefit të Shtatmadhorisë, por e ministrit të Mbrojtjes, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova për reagimet nga BDI se ka përjashtim të shqiptarëve nga pozitat drejtuese në mbrojtje.

"Unë nga kurreshtje pyeta, përgjigja ishte se bëhet fjalë për të njëjtat organe, të njëjtit persona, vetëm se në reformat ka riemërtime. Edhe unë e kam dëgjuar këtë, mendoj se duhet kontrolluar dhe mendoj se po, duhet pasur kujdes për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Por, potencoj se duhet një herë e përgjithmonë të merremi vesh se çfarë do të thotë realisht përfaqësim i drejtë dhe adekuat", theksoi Siljanovska-Davkova, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas manifestimit "Mëngjesi i grave globale 2025".

Siljanovska-Davkova theksoi rëndësinë e punësimit të kuadrit profesional, ndërsa jo partiak. Sipas saj, deri më tani tek ne nuk është aplikuar instituti i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por vetëm i aq. instituti i përfaqësimit proporcional.

Претседателката Гордана Сиљановска-Давкова гледа деблокирање на македонскиот евроинтеграциски процес. Според нејзините сознанија, како што изјави денеска, има исчекор. Ново е, рече, тоа што г

"Pohoj me përgjegjësi se deri më tani tek ne nuk është aplikuar instituti i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por vetëm i ashtuquajturi instituti i përfaqësimit proporcional. Sa është përqindja e pjesëmarrjes në popullatë, aq duhet të jetë në të gjitha institucionet, kjo është proporcionale, por nuk është e drejtë. E drejtë do të thotë, së pari profesionalizëm dhe kompetencë, dhe më pas proporcionalitet, pra përfaqësim i drejtë dhe i adekuat do të nënkuptonte nëse në konkurs konkurrojnë persona me cilësi të njëjta profesionale, përparësi do të ketë më i përfaqësuari. Kështu ka thënë praktika gjyqësore, pasi tashmë është hequr tërësisht edhe në SHBA, por edhe në vende të tjera. Kudo institucione të tilla si veprimet afirmative apo diskriminimi pozitiv janë mekanizma të përkohshëm që do të ofrojnë mundësi të barabarta për njerëzit në konkurimin për çdo pozicion pune apo angazhim. Në të kundërtën, nëse ka vetëm proporcionalitet dhe nëse është pasqyrim i thjeshtë i pjesëmarrjes reale të popullsisë, ekziston rreziku i madh i partizimit dhe politizimit të plotë. Fundja, skriningu zbuloi se dhe ajo që po diskutohet sot nuk është politika e Qeverisë së re, por është rekomandim nga Raporti vjetor si rezultat i skriningut - që institucionet tona janë të okupuara nga njerëz që nuk mund të mburren me ekspertizë dhe kompetencë, por janë zgjedhje partiake dhe politike. Një vend i tillë nuk mund të përparojë. Duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur më të mirën dhe konkurrencën, të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa të mos ikin jashtë. Prandaj më të zgjuarit tanë lulëzojnë jashtë, ndërsa këtu thahen", nënvizoi presidentja.

Foto: MIA

Остани поврзан