• сабота, 21 февруари 2026

Taravari reagon pas votimit të “Safe City”: Ligj i shtrenjtë, me rreziqe dhe pa siguri reale

Taravari reagon pas votimit të “Safe City”: Ligj i shtrenjtë, me rreziqe dhe pa siguri reale

23 janar 2026 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas votimit të sotëm të ligjit të njohur si “Safe City”, duke e cilësuar atë si një projekt diskriminues, me rreziqe serioze për qytetarët dhe me kosto të panevojshme financiare. theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë intgrale.

Sipas Taravarit, ligji “Safe City” jo vetëm që nuk garanton siguri reale për qytetet dhe qytetarët, por hap një vrimë të re në xhepat e tyre, duke favorizuar interesa të ngushta politike dhe ekonomike.

“Është paradoksale që një ligj që mban emrin ‘Safe City’ të mos jetë i sigurt as për qytetet, e as për njerëzit që jetojnë në to,” theksoi Taravari, duke shtuar se 'koalicioni më i ri' që e votoi këtë ligj – VMRO-VLEN-Levica – po dëshmon edhe një herë se prioritetet e tyre janë larg interesit të qytetarëve.

Reagimi i Taravarit vjen pasi sot ligji u miratua në Kuvend, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga partitë politike, organizatat civile dhe vetë qytetarët, të cilët kanë shprehur shqetësime serioze për rreziqet që ky projekt paraqet për privatësinë, barazinë dhe sigurinë publike.

Остани поврзан