• сабота, 22 февруари 2025

Taravari ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit të gjykatës së Tetovës për vulat e ASH-së

Taravari ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit të gjykatës së Tetovës për vulat e ASH-së

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) - Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit të Gjykatës Themelore të Tetovës për t'i dhënë vulat e partisë Zijadin Selës. Sipas Taravarit, "rëndësi ka kush i ka anëtarët, e jo kush si do të quhet".

"Ne vazhdojmë, tani shkon në Apel, partia vazhdon të funksionojë plotësisht dhe 80 për qind e anëtarësimit, dhe më shumë se 80 për qind e anëtarësimit janë në Aleancën për Shqiptarët. Megjithatë, shpesh them se nuk ka rëndësi se kush si do të quhet dhe se partitë dhe të gjitha institucionet janë të popullit, të anëtarëve të shoqërisë, jo të individëve. Unë jam këtu tani, nesër do të jetë dikush tjetër, dje ishte Zijadini e kështu me radhë... Rëndësi ka kush i ka anëtarët,e jo kush si do të quhet”, tha Taravari në Intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

"Ai u përgjigj se nuk beson se krahu i Selës do të hynte në Qeveri dhe se “nuk ka negociata që z.Sela t'i bashkohet Qeverisë”.

"Z.Sela tashmë është shumë i afërt me z.Ahmeti dhe mendoj se më të mëdha janë shanset që ata të jenë pjesë e BDI-së dhe të bashkohen me BDI-në se sa të jenë pjesë e qeverisë", mendon Taravari.

I pyetur nëse katër partitë e koalicionit VLEN do të bashkohen në një parti, ai u përgjigj se me siguri nuk do të ketë bashkim deri në zgjedhjet lokale, ndërsa pas zgjedhjeve është i mundur një bashkim. 

Për kandidatët për zgjedhjet lokale të vjeshtës, ai thotë se janë duke bërë anketa për emra të caktuar dhe shpreson që deri në fund të marsit të dalin me propozime se cilët do të jenë kandidatët e tyre në komuna të caktuara për kryetarë të komunave të ardhshme.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Taravari u përgjigj: “Sigurisht, si Vlen, ata insistojnë dhe do të vazhdojnë të insistojnë”, megjithatë, thotë "gjithmonë duhet të bindet edhe VMRO-ja".

"Sepse pa VMRO-në nuk mund të ndodhin ndryshime kushtetuese. Pra është e pamundur, nuk ka asnjë formulë që mund të bëjë ndryshime kushtetuese pa pëlqimin e VMRO-së. Kryeministri me sa shoh unë është gati, por kërkon njëfarë garancie. A do të jetë nga Sofja, Brukseli apo Uashingtoni, kjo është e parëndësishme, por edhe se ky është kushti përfundimtar për Maqedoninë. Se kushtëzimi ndaj Maqedonisë edhe për BE-në edhe për NATO-n është i tepruar, është fakt irelevant.. Megjithatë, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të mendojmë seriozisht sepse nuk është mirë që Maqedonia të mbetet në grup me Bosnjën dhe Kosovën, tre vende të Ballkanit Perëndimor që nuk po i fillojnë negociatat", thekson Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se koalicioni VLEN do të përpiqet edhe si pjesë e Qeverisë ta përshpejtojë këtë proces edhe, siç thotë ai, “të mundohemi të bëjmë diçka sa më shpejt për të ikur nga kjo situatë status quo”. ls/

Foto: Printskrin/ Radio Evropa e Lirë

 

 

 

 

 

Остани поврзан